Home News Zelanda e Re planifikon ndalimin e përjetshëm të shitjes së cigareve

Zelanda e Re planifikon ndalimin e përjetshëm të shitjes së cigareve

by E Ll

Qeveria e Zelandës së Re planifikon t’i ndalojë të rinjtë të blejnë cigare gjatë jetës së tyre në një nga goditjet më të ashpra në botë ndaj industrisë së duhanit, duke argumentuar se përpjekjet e tjera për të shuar duhanin po zgjasin shumë.

Personat e moshës 14 vjeç në 2027, kur ligji është planifikuar të hyjë në fuqi, nuk do të lejohen kurrë të blejnë ligjërisht cigare në vendin prej pesë milionë banorësh të Paqësorit, ndërsa niveli i nikotinës në të gjitha cigaret në shitje do të ulet.

“Ne duam të sigurohemi që të rinjtë të mos fillojnë kurrë të pinë duhan, kështu që do ta bëjmë shkelje shitjen ose furnizimin e produkteve të duhanit të tymosur për grupet e reja të të rinjve,” tha në një deklaratë Ministrja e Shëndetësisë e Zelandës së Re, Ayesha Verrall.

Qeveria do të konsultohet me një task forcë shëndetësore Maori në muajt e ardhshëm përpara se të prezantojë legjislacionin në parlament në qershor të vitit të ardhshëm, me synimin për ta bërë ligj deri në fund të 2022.

Kjo do ta bënte industrinë e duhanit me pakicë të Zelandës së Re një nga më të kufizuarat në botë, menjëherë pas Butanit, ku shitja e cigareve është e ndaluar plotësisht. Fqinji i Zelandës së Re, Australia, ishte vendi i parë në botë që mandatoi paketimin e thjeshtë të cigareve në vitin 2012.Ndërsa masat ekzistuese si paketimi i thjeshtë dhe taksat për shitjet e cigareve kishin ngadalësuar konsumin e duhanit, tha qeveria e Zelandës së Re, vendi nuk kishte gjasa të arrinte qëllimin e tij që nën 5 për qind e popullsisë të pijë duhan çdo ditë deri në vitin 2025 pa hapa të mëtejshëm.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!