Home Flokët Vitaminat më të mira për të ndihmuar rritjen, trashësinë dhe shëndetin e përgjithshëm të flokëve tuaj

Vitaminat më të mira për të ndihmuar rritjen, trashësinë dhe shëndetin e përgjithshëm të flokëve tuaj

by admin

Flokët me pamje të shëndetshme janë një shenjë e shëndetit dhe bukurisë.

Si çdo pjesë tjetër e trupit tuaj, flokët kanë nevojë për një shumëllojshmëri të lëndëve ushqyese për të qenë të shëndetshëm dhe për tu rritur.

Mungesa e shumë vlerave ushqyese është e lidhur me humbjen e flokëve.  

Ndërkohë që faktorë të tillë si mosha, gjenetika dhe hormonet gjithashtu ndikojnë në rritjen e flokëve, marrja e suplementeve ushqimore është thelbësore.

Më poshtë kemi listuar 5 vitamina që mund të jenë të rëndësishme për rritjen e flokëve.

  • Vitamina A

Të gjitha qelizat kanë nevojë për vitaminë A për rritje. Kjo përfshin flokët.

Vitamina A gjithashtu ndihmon gjëndrat e lëkurës të prodhojnë një substancë vajore të quajtur sebum. Sebumi hidraton lëkurën e kokës dhe ndihmon në mbajtjen e flokëve të shëndetshëm.

Dietat me mungesë të vitaminës A mund të çojnë në disa probleme, përfshirë humbjen e flokëve.

  • B-vitamina

Një nga vitaminat më të njohura për rritjen e flokëve është një vitaminë B e quajtur biotin.

Studimet e lidhin mungesën e biotinës me humbjen e flokëve te njerëzit. Edhe pse biotina përdoret si një trajtim alternative për humbjen e flokëve, ata që kanë mungesë  kanë rezultatet më të mira.

  • Vitamina C

Dëmtimet nga radikalet e lira mund të bllokojnë rritjen dhe shkaktojnë plakjen e flokëve tuaj.

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen kundër stresit oksidues të shkaktuar nga radikalët e lirë.

Përveç kësaj, trupi juaj ka nevojë për vitaminë C për të krijuar një proteinë të njohur si kolagjen – një pjesë e rëndësishme e strukturës së flokëve.

  • Vitamina D

Nivele të ulëta të vitaminës D janë të lidhura me alopecinë, një term teknik për humbjen e flokëve.

Hulumtimet gjithashtu tregojnë se vitamina D mund të ndihmojë në krijimin e folikujve të rinj – poret e vogla në lëkurën e kokës, ku flokët e rinj mund të rriten.

Vitamina D mendohet se luan rol në prodhimin e flokëve, por shumica e hulumtimeve përqendrohen në receptorët e vitaminës D. Roli aktual i vitaminës D në rritjen e flokëve është i panjohur.

  • Vitamina E

Ngjashëm me vitaminën C, vitamina E është një antioksidant që mund të parandalojë stresin oksidues.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!