Home News Varianti Delta noton nëpër Australi. Sydney nxiton të vaksinohet.

Varianti Delta noton nëpër Australi. Sydney nxiton të vaksinohet.

by E Ll

Qyteti më i madh i Australisë po përpiqet të përmbajë një shpërthim i cili filloi në qershor.

Autoritetet australiane kanë filluar të shpërndajnë furnizimet emergjente të vaksinave COVID-19 në periferitë e Sidneit, të cilat janë goditur nga një shpërthim i variantit Delta. Duke përfshirë dhe New South Wales që raportoi një rritje tjetër rekord të rasteve të përditshme.

Kryeministrja e shtetit Gladys Berejiklian tha se përshpejtimi i vaksinimeve në qytetin më të madh të Australisë po jep shpresë ndërkohë që qyteti lufton shpërthimin e tij më të madh që nga pandemia e koronavirusit.

“Javët e ardhshme do të jenë të vështira, por pa dyshim që sapo të marrim ato norma të larta vaksinimi do të ndihemi shumë më mirë me jetën, do të duket shumë më optimiste,” u tha Berejiklian gazetarëve.

“Unë e di se këto janë kohë sfiduese, por mund të shoh dritën në fund të tunelit.”

Berejiklian tha se të enjten kishte 681 raste të reja në vend. Shumica e tyre, në Sidnei, tejkaluan nivelin e mëparshëm ditor prej 633 rastesh. Ndërsa rreth 119,000 njerëz bënë testin.

Zyrtarët po garojnë për të rritur normat e vaksinimit në Uellsin e Ri Jugor në mënyrë që të ngushtohet përhapja e virusit dhe të shërbejë si një parakusht për zbutjen e masave të izolimit.

Berejiklian ende nuk e ka zgjatur zyrtarisht mbylljen. Aktualisht pritet të përfundojë në fund të muajit, por ajo e ka bërë të qartë se 70% e popullsisë së shtetit mbi moshën 16 vjeç duhet të vaksinohen. Ky është një objektiv që ajo pret të arrijë deri në fundin e tetorit.

Rreth 28.5% e qytetarëve të Uellsit janë plotësisht të vaksinuar. Është një numër pak më i lartë se numrat kombëtarë; afërsisht 52% e shtetasve kanë marrë të paktën një dozë.

Zyrtarët ndanë më shumë se gjysmën (ekuivalente me rreth 500,000 doza) e një furnizimi emergjent të vaksinave Pfizer të blera nga Polonia, në 12 periferitë më të prekura në Sidnei. Përgjatë dy javëve të ardhshme, ato do të përdoren për të vaksinuar personat nën moshën 40 vjeç.

Më shumë se gjysma e popullsisë së Australisë prej 25 milion njerëz po jetojnë nën masa bllokimi, përfshirë Sidnein, Melburnin dhe kryeqytetin, Canberra.

Ekspozimi i përgjithshëm i vendit ndaj pandemisë – me pak më shumë se 41,400 raste dhe 971 vdekje- është shumë më i ulët se shumë vende të tjera, shpërthimi i fundit po provohet më i vështirë për tu kontrolluar.

Në Melburn, në qytetin e dytë më të madh të vendit, rastet u dyfishuan duke kapur numrin 57. Ndërsa Canberra raportoi 16 raste të reja.

Përhapja është përhapur edhe në Zelandën e Re, ku zyrtarët shëndetësorë konfirmojnë lidhjen e përhapjes me Sidnein.

Australia ka pasur shumë raste vdekjeje dhe shtrime në spitale, pasi vetëm 27.5% e popullsisë kombëtare është plotësisht e vaksinuar. Rreth gjysma e popullsisë ka marrë të paktën një dozë.

Udhëheqësit shtetërorë ndryshojnë gjithnjë e më shumë në qasjen e tyre ndaj pandemisë.

“Të gjithë do të duhet të mësojnë të jetojnë me Delta-n. Në New South Wales, ne po mësojmë më herët se të tjerët,” tha Berejiklian.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!