Home Këshilla Ushqimet e duhura për të patur një lëkurë të shëndetshme

Ushqimet e duhura për të patur një lëkurë të shëndetshme

by admin

Dieta ushqimore është ndër faktorët më të rëndësishem që ndikon në lëkurën tuaj. Kryesisht vërehet në lëkurën e fytyrës pasi është më e ekspozuara por edhe në lëkurën e trupit (si tharja) . Ka disa lëndë ushqyese që janë shumë të nevojshme për mirëmbajtjen e saj dhe nëse nuk po merrni mjaftueshëm prej ushqimeve që hani, atëherë mund të ndjeni acarime të lëkurës, inflamacione, skuqje, akne;

Këto janë pesë 5 ushqimet që duhet t’i keni parasysh dhe duhet t’i konsumoni:

1. Agrumet

Limoni, portokalli apo qitroja janë burime të vitaminës C e cila nuk ruhet në qelizat tona yndyrore. Ajo duhet konsumuar çdo ditë për të qëndruar i shëndetshëm.

2. Avokado

Avokadot janë një tjetër ushqim i pasur me acide yndyrore. Mund t’i vendosni në pije ose t’i hani thjeshtë.

3. Manaferrat

Manaferrat përmbajnë antioksidantë, një lëndë ushqyese që zvogëlon inflamacionin.

4. Të gjelbrat

Spinaqi, sallata dhe të gjitha ushqimet e gjelbra përmbajnë vitaminë A dhe retinoide.

5– Karrotat

Karrotat janë plot me vitaminë A dhe retinoide, të cilat mbrojnë lëkurën tuaj nga efektet e dëmshme të rrezatimit ultraviolet.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!