Home Këshilla Uji termal, burim hidratimi dhe freskie

Uji termal, burim hidratimi dhe freskie

by Xh D

Pavarësisht stinës, dimër ose verë, lëkura jonë mund të bëhet shumë e ndjeshme. Ja pse erdhi sërish mundësia për të zbuluar ujërat termale, që janë burime të dobishme për ta hidratuar, zbutur dhe freskuar lëkurën. Ne do të bëjmë një përmbledhje të përfitimeve të shumta të ujit termal.

Por çfarë është uji termal?

“Uji termal është ujë i nxehtë i marrë nga burimi i tij nëntokësor, i cili gjithmonë është i pasuruar me elementë të fuqishëm dhe me kripëra minerale që gjenden tek shkëmbinjtë nëpër të cilët uji “udhëton”. Prandaj, vetitë e këtyre ujërave ndryshojnë në varësi të natyrës gjeologjike të tokës (pra shkëmbinjtë nga të cilët vërtiset uji). Disa janë, për shembull, më të pasur me bikarbonat, të tjerë me squfur dhe të tjerë me selen. Për t’u përdorur për qëllime terapeutike ose dermatologjike, uji termal u nënshtrohet standardeve të përcaktuara në Kodin e Shëndetit Publik.

Përfitimet e ujit termal në përgjithësi

Nëse ju bie rasti i rrallë të pini ujë direkt nga burimi, ju i siguroni trupit tuaj lëndë ushqyese shumë pasuruese. Dhe me këtë rrugë ne ju sugjerojmë ta aplikoni ujin në lëkurën tuaj, sepse kështu ju po i jepni gjithçka që i duhet për ta qetësuar. Përfitimet e ujit termal në lëkurë janë të njohura prej kohësh. Që nga Antikiteti, njerëzit kanë vlerësuar fuqinë e tij qetësuese në një lëkurë të irrituar ose të sëmurë. Më vonë, të gjithë ata që zbuluan burime të tilla arritën pothuaj në të njëjtin përfundim. Për të qenë i dobishëm dhe për të ruajtur mineralet dhe elementë te tij, uji termal duhet të mbetet i pastër dhe të mos pësojë ndonjë transformim kimik.

Uji termal për lëkurën

Në varësi të burimeve dhe përbërjes së tyre, ujërat e ndryshëm termalë nuk mund të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Disa do të jenë më qetësues se të tjerët, disa më hidratues ose efektivë varet çfarë i duhet patologjisë së lëkurës.

Uji termal përtëritës dhe qetësues

Uji termal rekomandohet veçanërisht për të qetësuar djegien nga dielli ose acarimin e lëkurës. Efekti sigurisht që do të jetë freskues, por përbërja e ujit ndihmon gjithashtu që lëkura të ndihet më e lehtë dhe kështu qetësohet djegia. Ne ju sugjerojmë ujin e pasur me silicë, i cili ka fuqinë për të mbrojtur lëkurën nga agjentët e jashtëm. Të tjerët, nëse janë të përshkruar si më të pasur në minerale, do të ndihmojnë në rritjen e nivelit të hidratimit.

Uji termal kundër akneve

Duhet theksuar se uji termal nuk i kuron puçrrat e të miturve ose ato të të rriturve vetvetiu. Sidoqoftë, vetitë e tij qetësuese, ribalancuese dhe shëruese janë një shtesë shumë e dobishme në një rutinë të kujdesit për lëkurën tuaj të ndjeshme që po lufton kundër sebumit ose baktereve. Mbi të gjitha, lëkura e prirur për të krijuar puçrra, ka nevojë të rifitojë ekuilibrin e saj.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!