Home Këshilla Trendi më i ri i thonjve… mund të bëhet në shtëpi.

Trendi më i ri i thonjve… mund të bëhet në shtëpi.

by E Ll

Kush nuk do që duart të duken të hijshme dhe elegante? Të kuruara me një manikyr apo pedikyr të mirë? Sinqerisht, sado relaksuese të jenë takimet në parukeri, rasti për të bërë thonjtë në komoditetin e shtëpisë është i pakrahasueshëm. Por edhe kush lyen thonjtë rregullisht në shtëpi thotë se disa stile janë të vështira për t`u arritur.

Me stilin klasik francez “french tips” në veçanti, pjesa e bardhë mund të përmirësojë ose të prishë të gjithë pamjen. Nëse qëllimi është të krijosh linja të rregullta dhe të pastra, nëse nuk je profesionist me një dorë tepër të qëndrueshme, mund të jetë e ndërlikuar.

Falë burimit të preferuar të informacionit për shumë njerëz (po flas për TikTok-un), më në fund është gjetur kodi për të bërë french tips në mënyrë të përsosur në shtëpi. Të prezantoj me trendin më të ri: stampuesi prej silikoni.

Më poshtë është një përmbledhje e gjithçkaje që duhet të dish.

Si funksionon stampuesi prej silikoni? Le të fillojmë me bazën: stampuesi i thonjve është bërë viral.

Është një pjesë e rrumbullakosur silikoni (zakonisht transparente) që përdoret për të zhvendosur manikyrin në majën e thoit në mënyrën më të thjeshtë.

Fillimisht rekomandohet të aplikosh një shtresë për të përgatitur thonjtë për aplikimin. Hapi tjetër: Zgjidh ngjyrën që dëshiron dhe lyeje në skajin e rrumbullakosur të stampuesit. Pastaj, duhet të shtysh gishtin në stampues (në një kënd prej 45 gradë) dhe të tërheqësh gishtin mbrapa në të njëjtin drejtim. Ky hap është thelbësor. Më pas apliko një shtresë sipër për të vulosur gjithçka dhe mbaroi. Tani thonjtë duken super bukur dhe meritën për këtë e ke ti. OK, edhe stampuesi por do të ta lëmë ty.

Gjëja e mirë e këtij truku të vogël është fakti se mund ta ripunosh thojin tënd sa herë të të teket sepse e bën lehtësisht vetë.

Po si mund të rregullosh gabimin nëse gjatë përdorimit dreqose thojin?

Presioni kur lyen vetë thonjtë është i madh sepse duam një aplikim perfekt, por gabimet ndodhin. Nëse aplikimi nuk duket siç doje, kjo do të thotë se duhet të marrësh një kunjë veshësh të lagur me pak heqës manikyri ( aceton) dhe mund të pastrosh pjesën që nuk të pëlqen. Pastaj mund ta fillosh aplikimin nga e para. Procesi është aq i thjeshtë sa nuk do të marrë shumë kohë për ta ribërë.

Një stampues i thjeshtë bën të mundur që jo vetëm të bësh french tips (stilin francez) pa dalë nga shtëpia, por me pak praktikë mund të bëhesh krijues duke përdorur kënde dhe kombinime të tjera.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!