Home News Suedi: Burrë dhe grua arrestohen me dyshimin për vrasje pasi fëmijët u ‘hodhën nga dritarja e banesës’

Suedi: Burrë dhe grua arrestohen me dyshimin për vrasje pasi fëmijët u ‘hodhën nga dritarja e banesës’

by E Ll

Policia suedeze ka arrestuar një burrë dhe një grua të dyshuar për vrasje pasi dy fëmijë ranë “nga një lartësi e madhe” dhe njëri prej tyre vdiq.

Një nga të arrestuarit thuhet se është plagosur dhe po trajtohet në spital para se të merren në pyetje.

Fëmijët, të cilët thuhet se ishin vëllezër e motra dhe të dy nën moshën 10 vjeç, u dërguan gjithashtu në spital.

Njëri ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është në rrezik për jetën.

Babai i fëmijëve i kishte therur me thikë para se t’i hidhte nga dritarja e banesës së tyre në perëndim të Stokholmit të dielën vonë, raportoi tabloidi Expressen.

Fëmijët janë gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili ka lajmëruar policinë.

Policia u thirr në zonën e Hasselby rreth orës 21:45 me orën lokale.

Mediat lokale thanë se policia tha se sekuestroi rroba nga banesa dhe bëri hetime në zonën lokale.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!