Home Flokët Stilistët thonë se duhet patjetër të provosh këto modele flokësh.

Stilistët thonë se duhet patjetër të provosh këto modele flokësh.

by E Ll

Përgatitu të bësh disa screenshote.

Ndërkohë që viti zvarritet dhe ne po lëvizim nga vera në vjeshtë, nuk mund të mohohet se ndryshimi i stinëve ndihet dukshëm ndryshe. Edhe koncepti i kthimit në shkollë gjithashtu. Dhe ndoshta këtë vit, më shumë se kurrë, mund të jetë mirë të shënosh (disi) një fillim të ri me një stilim flokësh.

Gërsheta të vogla

Të barabarta dhe delikate, një nga tendencat më të mëdha të viteve ’90 që po ringjallet këtë sezon janë gërshetat e vogla. Intepretimi ynë i preferuar është shtimi i gërshetave të vetme mikro që mbulojnë secilën anë të ndarjes së flokut për t`i shtuar lookut një detaj të vogël por të veçantë.

Bisht-pëllumb modern

Kjo prerje flokësh vjen në të gjitha varietetet në formë, gjatësi, me ose pa balluke, dhe nuk mendojmë se do të largohet. Mund të zgjedhësh të shkosh në ekstrem à la Miley Cyrus me modelin e saj të shkurtër, ose me “shtresa ” më moderne, me një version shumë më të gjatë të flokëve poshtë dhe duke mbajtur shtresat më të shkurtra rreth fytyrës. Sido që të jetë, është pamje interesante.

Bob i përkulur

Në 16 muajt e fundit ne po shohim një rrymë në anën e kundërt. Po vëmë re forma të forta dhe linja të pastra dhe të hapura ose të çrregullta. Prerja rreth qafës quhet bob, dhe bobi i përkulur është përsëritja më e fundit e stilit klasik por në version ndryshe. Me bazën e flokëve të përkulur poshtë majës, ky stil i lehtë është i përsosur për sezonin e ardhshëm.

E lehtë si pendë

Frymëzuar nga vitet ’70, kjo pamje është retro por në të njejtën kohë moderne. Gjithashtu ka tendencë t`i përshtatet shumicës së formave të fytyrës.

Teksturë natyrore me fije

Përqafimi i strukturës natyrale është një tjetër trend i madh për vjeshtën. Çelësi për ta bërë atë të duket sa më mirë? Beso në formën dhe ngjyrën tënde origjinale.

Kapëset

Epo, aksesorët e flokëve të viteve ’90 janë tërbuar. Të gjithë e duan këtë trend sepse shtimi i një aksesori mund të jetë një nga mënyrat më të shpejta për të ndryshuar pamjen në vetëm pak minuta pa ndryshuar prerjen e flokëve, pa prekur pjastër ose mashë.

Krehje e mëndafshtë

Një krehje e tillë nuk del kurrë nga moda, dhe është një mënyrë e thjeshtë për të harruar flokët me onde në plazh dhe për të shkuar drejt një pamje më të lëmuar.

Prerja Pixie

Nëse je gati për diçka më dramatike, zgjidh një prerje të tillë. Kjo pixie e guximshme është veçanërisht e zgjedhur për personat me flokë të drejtë dhe të hollë. Nëse fijet e flokëve të tu janë më të trasha ose më të lakuara, do të kërkojë pak më shumë përpjekje për stilim të përditshëm.

Rrela

Kjo prerje është një nga tendencat më të mëdha të flokëve të vitit, veçanërisht për vjeshtën. Nëse ke një strukturë natyrale kaçurrel, je një hap përpara dhe as nuk duhet të shqetësohesh për krijimin e spiraleve. Je gjithashtu me fat pasi ndryshimi i stinëve shënon një rënie të dukshme të lagështisë – dhe gjasat që kaçurrelat të ngrihen dhe të grumbullohen më bukur janë më të mëdha.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!