Home News Spanjë: Mijëra persona të evakuuar pas shpërthimit të vullkanit.

Spanjë: Mijëra persona të evakuuar pas shpërthimit të vullkanit.

by E Ll

Rrjedhat e lavës shkatërrojnë shtëpitë dhe kërcënojnë më shumë zona. Kjo bëri që autoritetet në La Palma të evakuojnë mijëra banorë.

Autoritetet në ishullin La Palma kanë evakuuar mijëra njerëz pasi një vullkan shpërtheu të dielën. Rrjedha e lavës shkatërroi shtëpi dhe kërcënoi të arrinte në bregdet.

Instituti Vullkanologjik i Ishujve Kanarie raportoi shpërthimin fillestar pak pas orës 3 pasdite pranë skajit jugor të ishullit, i cili pa shpërthimin e tij të fundit në 1971. Shpërthimet e reja vazhduan deri të dielën në mbrëmje.

Víctor Torres, president i Ishujve Kanarie, tha se rreth 5,000 njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre. Shumica, tha ai, kishin gjetur familje ose miq për t’i marrë. Pjesa tjetër ishin në strehimore.

La Palma, me një popullsi me numrin 85,000  është një nga tetë ishujt vullkanikë në arkipelagun e Ishujve Kanarie të Spanjës në brigjet perëndimore të Afrikës. Në pikën e tyre më të afërt, ishujt janë 100 km (60 milje) nga Maroku.

Një tërmet me magnitudë 4.2 u regjistrua para shpërthimit, i cili ndodhi në një zonë të njohur si Cabeza de Vaca në shpatin perëndimor.

Menjëherë pas shpërthimit fillestar që tronditi zonën, një rrjedhë e errët lave rrëshqiti menjëherë drejt shtëpive në fshatin El Paso. Kryebashkiaku Sergio Rodríguez tha se 300 njerëz në rrezik të menjëhershëm u evakuuan, rrugët u mbyllën dhe autoritetet u bënë thirrje kuriozëve të mos i afrohen zonës.

Sipas zyrtarëve lokalë, lava shkatërroi përfundimisht të paktën tetë shtëpi. Autoritetet paralajmëruan se rrjedhjet e lavës mund të kërcënojnë gjithashtu bashkitë e El Paraiso, Alcala dhe zonat përreth.

Itahiza Dominguez, kreu i sizmologjisë i Institutit Gjeologjik Kombëtar të Spanjës, i tha Televizionit Ishujt Kanarie se megjithëse ishte shumë herët për të thënë se sa gjatë do të zgjaste ky shpërthim, “shpërthimet në Ishujt Kanarie zgjasin javë apo edhe muaj”.

Vullkani në La Palma shpërtheu të dielën pas një aktiviteti sizmik njëjavor.
Një tym ngrihet pas shpërthimit të vullkanit në parkun kombëtar Cumbre Vieja në Ishullin La Palma.
Instituti Vullkanologjik i Ishujve Kanarie raportoi shpërthimin fillestar pak pas orës 3 pasdite pranë skajit jugor të ishullit, i cili pa shpërthimin e tij të fundit në 1971.
Lava dhe tymi ngrihen pas shpërthimit të vullkanit. Rreth 5,000 njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Shpërthimi i fundit në La Palma 50 vjet më parë zgjati pak më shumë se tre javë.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!