Home Këshilla Si ti eleminoni rrudhat në mënyrë natyrale?

Si ti eleminoni rrudhat në mënyrë natyrale?

by admin

Rrudhat, një proces natyral i plakjes, shfaqen më shpesh në lëkurën e ekspozuar ndaj diellit, të tilla si: fytyra, qafa, duart dhe parakrahët. Edhe pse gjenetika përcakton kryesisht strukturën dhe teksturën e lëkurës, ekspozimi në diell është një prej shkaqeve kryesore të rrudhave. Me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës dhe më pas ato të thella. Ndotësit dhe pirja e duhanit gjithashtu kontribuojnë në plakjen e parakohshme dhe shfaqjen e rrudhave.

Nëse rrudhat tuaja ju shqetësojnë, ju keni më shumë mundësi se kurrë për t’i ndihmuar në reduktimin e tyre ose t’i bëni ato më pak të dukshme. Dermatologët sugjerojnë të zgjidhni kremra organik për të pasur rezultatet e dëshiruara dhe për të pasur rezultate natyrale dhe pa efekte anësore falë përbërësve që gjenden në këto produkte organike.

Ajo çka mund të bëjmë kur shohim rrudhat e para në fytyrë, është të paktën të minimizojmë sa të mundemi atë që është gjenetike dhe natyrale, por që me kalimin e viteve, neve nuk na pëlqen aspak.

Këtu janë disa faktorë që shkaktojnë plakjen e parakoshme të lëkurës së fytyrës, gjithashtu dhe sugjerimet për produktin që sugjerohet për të reduktuar rrudhat;

  • Dielli; Ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme të diellit mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha. Mbrojtja e lëkurës ndaj diellit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës por edhe për një paraqitje më rinore.
  • Pirja e duhanit; Pirja e duhanit shkakton rrudha të parakohshme, zakonisht shfaqen në vende ku lëkura është shumë e hollë, sikurse; anash syve dhe mbi buzën e sipërme.
  • Një dietë e varfër në fruta dhe perime; Frutat dhe perimet janë burimi kryesor i antioksidantëve në të ushqyerit e përditshëm. Gjithashtu frutat perimet janë të pasura me vitaminë C janë thelbësore për prodhimin e duhur të kolagjenit.
  • Stresi; Stresi emocional shkakton rrijen e sekretimit të hormoneve të stresit, të tilla si kortizol dhe adrenalinë. Hormonet e stresit përshpejtojnë proceset e plakjes.
  • Alkooli; Alkoli shkakton dëme në lëkurë. Pirja e alkoolit është një prej shkaqeve të rrudhave të syve dhe fytyrës, që rezultojnë nga akumulimi i produkteve toksike në shtresat e thella të lëkurës.

Cili është produkti që rekomandohet dhe është efektiv për të riparuar lëkurën dhe për të reduktuar rrudhat?

REPARANDO by SKIN NOVIS, është krem rigjenerues, i cili ka efekt anti-age, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe lufton rrudhat. Kremi ka në përmbajtje përbërës organik si: Gjalpi i dhisë, gjalpi shea, kalendula, trumza, sherebela, bari i pezmit dhe produkte blete. REPARANDO është formuluar me përbërës që hidraton lëkurën në thellësi, parandalon rrudhat dhe njollat e moshës, promovon prodhimin e kolagjenit. Falë përbërësve organik, si gjalpi i dhisë depërton në 8 shtresa të sipërfaqes së lëkurës.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!