Home Këshilla Si të zhdukni irritimet dhe skuqjet në lëkurën e vogëlushit tuaj ? Cili është produkti që sugjerohet për lëkurën e shëndetshme të fëmijëve tuaj?

Si të zhdukni irritimet dhe skuqjet në lëkurën e vogëlushit tuaj ? Cili është produkti që sugjerohet për lëkurën e shëndetshme të fëmijëve tuaj?

by admin

Një nga proceset më të rëndësishme e të shpeshta në ditën e një fëmije të vogël, padyshim që është mbajtja e higjienës së plotë dhe kujdesi për lëkurën.

Këtu me siguri ju vijnë ndër mend banjot me ujë të ngrohtë, shampot delikate dhe kremrat e veçantë të bebeve. Themi të veçantë pasi të gjithë këto produkte kanë si qëllim kryesor të qenurit sa më të shëndetshëm e të mbrojtur. E duke qenë organi më i madh i trupit, lëkura është e aftë të thithë plotësisht 60% të çdo substance me të cilën ekspozohet.

Lëkura e fëmijëve është më delikate dhe e hollë se ajo e të rriturve, ndaj kontakti me produktet e gabuara mund ta dëmtojë atë më shpejt. Prandaj kujdesi i prindërve, në mënyrën si zgjedhin ta trajojnë lëkurën e fëmijëve të tyre që nga lindja e më tej, është shumë i rëndësishëm.

Në morinë e produkteve që serviren sot në treg, Skin Hair Health ju këshillon që të zgjidhni të duhurat në bazë të disa kritereve të rëndësishme të cilët sigurojnë shëndet të plotë.

Çfarë duhet të zgjidhni për lëkurën e fëmijëve tuaj?

Siç përmendëm edhe më lart, çfarë vendosni në lëkurë thithet shpejt brenda saj ndaj së pari, kini parasysh të mbani larg kimikatet dhe toksinat.

Prandaj në këtë artikull do të foksuohemi tek kremrat zbutës të cilët hidratojnë dhe ofrojnë shëndet.

Këto kremra përdoren shpesh në lëkurën e bebeve, për të shmangur irritimet nga pelenat apo sëmundje të ndryshme dermatologjike, si dhe për të mbajtur lëkurën të butë.

Një nga risitë më të shëndetëshme në treg me bazë natyrën dhe 100% organik që Skin Hair Health ju sugjeron është LEVITATE.

Ky krem apo vaj ushqyes është hipoalergjik qetëson skuqjet, kruarjet dhe mund të përdoret nga të gjithë fëmijët.

Të gjithë përbërësit e LEVITATE mbajnë një certifikim Evropian, kanë veti rigjeneruese dhe punojnë për shëndetin e plotë të lëkurës së fëmijëve tuaj.

Përbërësit e shëndetshëm

Ky krem në formë vaji, depërton thellë në lëkurën e më të vegjëlve, mjafton një masazhim i lehtë çdo darkë për të rritur prodhimin e oxytocinës që njihet si hormoni i lumturisë. Kështu do të mund t’ju siguroni atyre jo vetëm lëkurë më të hidratuar, por qarkullim më të mirë gjaku, relaksimin e muskujve dhe përmirësimin e gjumit.

LEVITATE është një produkt që mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, madje edhe në skalpin e butë të bebeve tuaja i cili shpesh mund të irritohet e të bjerë.

Baza e këtij vaji qetësues janë lulet më delikate që natyra ofron si lule balsami, kamomili e kalendula.

Të treja sigurojnë qetësim, janë anti-inflamatore dhe ndalojnë kurajtjen dhe skuqjen.

Për një zbutje të thellë që arrin në çdo shtresë të lëkurës, LEVITATE përmban edhe gjalpë shea, vaj ulliri dhe porpolisin e çmuar nga bletët.

Të gjithë këta përbërës janë të pasur me antioksidantë, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme që sigurojnë më të mirën e natyrës.

Si t’a përdorni LEVITATE?

Për të vegjëlit tuaj, sa herë që ju bëni një dush të ngrohtë apo ju ndërroni pelenat kini parasysh të kini në krah edhe LEVITATE.

Aplikoni kremin natyral duke masazhuar lëkurën e fëmijës tuaj, lëreni të veprojë për 15-20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë dhe shampo.

Duke bërë kujdes që të mos bjerë në kontakt me sytë e bebit.

Përdoret në rastet e skuqjes dhe irritimit të lëkurës gjithashtu dhe gjatë ndërrimit të pelenave.

Mjafton të pastroni lëkurën me ujë apo letër të lagur dhe ta lyeni lëkurën me kremin LEVITATE.

Përzierja e duhur e këtyre përbërësve të shëndetshëm dhe organik e bën këtë formulë të veçantë e të sigurt.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!