Home Flokët Si të trajtoni rënien e flokëve në dimër?

Si të trajtoni rënien e flokëve në dimër?

by Xh D

Pas verës dhe me fillimin e vjeshtës, flokët kanë nevojë për kujdes të veçantë. Flokët mund të duken të thatë dhe jo të shëndetshme, shpesh mund të ketë dhe rënie flokësh e cila është shqetësuese. Nuk duhet të mungojë dëshira për t’u kujdesur për flokët, për t’i hidratuar në mënyrën e duhur ose për t’i përkedhelur. Ajo çfarë konsiderohet parësore është mënyra se si ne ushqehemi.
Përpiquni të përmirësoni stilin e jetesës duke përfshirë në dietën tuaj fruta, perime, proteina, fibra në momentin që ju gëzoni shëndet të mire dhe flokët tuaj do të reflektojnë këtë gjëndje dhe do të kenë shkëlqim, do të jenë të forte dhe plot volum.

Gjëja më e rëndësishme është të masazhoni skalpin e kokës për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe rritjen e flokëve. Duhet të tregoni të kujdesshëm për të evituar humbjen e tepërt të flokëve dhe të zgjidhni ti trajtoni me produkte 100% organike të cilat do i dhurojnë flokëve kujdesin e nevojshëm.

Disa këshilla se si të kujdeseni për flokët:

  • Përshtasni temperaturën e ujit

Kur temperaturat bien ne gjithmonë zgjedhim një dush me ujë pothuajse të nxehtë. Por uji me temperaturë të lartë nuk i bën mire as flokëve dhe as lëkurës suaj. Ne ju sugjerojmë që ti lani flokët me ujë të vakët dhe ti shpëlani me ujë të ftohtë. Do e shihni që në këtë mënyrë dhe flokët tuaj do të kenë më tepër shkëlqimm.

  • Mos dilni me flokë të lagur

Në dimër mund të rrezikoni të sëmureni por edhe të dëmtoni flokët tuaj. Pse? Sepse nëse dilni me flokë të lagur ndërkohë që temperaturat janë të ulëta fijet e flokut do të dëmtohen. Përdorni tharësen por jo me temperaturë shumë të lartë sepse gjithashtu mund ti dëmtoni nga nxehtësia.

  • Mos i lani shpesh flokët

Në dimër sugjerohet që të mos i lani shpesh flokët sepse ato mund të dëmtohen. Sugjerohet që t’i lani 3 herë në javë.

  • Ushqehuni mirë

Lëkura dhe flokët reflektojnë mënyrën se si ne ushqehemi. Konsumoni më tepër fruta, perime, fruta të thata, peshk, drithëra dhe ushqime që përmbajnë hekur.

  • Mbulojini flokët

Një kapele, një shall të vendosur, janë aksesorët ideal për të mbrojtur flokët gjatë dimrit ndërkohë që hasemi me temperatura të ulëta, erëra ose shi. Zgjidhni materialet e pambukut dhe jo ato sintetike.

Cilat janë disa shkaqe të tjera që shkaktojnë rënien e flokëve?

Rënia e flokëve ndodh për arsye të ndryshme:

Në shumë raste mund të jetë një reagim ndaj një situate stresuese ose ndryshimeve madhore në trup siç janë:

  • Lindja
  • Rënia nga pesha
  • Temperatura e lartë
  • Rënia drastike në peshë
  • Nga munesa e hekurit
  • Nëse ju keni problem me tiroiden
  • Lyerja e shpeshtë e flokëve
  • Përdorimi i xhelërave të ndryshëm
  • Përdorimi i stiluesve të ndryshme si: masha e flokëve, pjasteri

Nga studimet që janë kryer brandi SKIN NOVIS ka krijuar produktin ideal me formulë revolucionare për të frenuar rënien e flokëve dhe për të nxitur daljen e tyre. Produkti është i testuar dermatologjikisht për t’ju dhuruar rezultatet që ju dëshironi. Rezultatet do të shihen në mënyrë graduale duke filluar që në javën e 3. Me përdorimin e këtij produkti do të reduktohet rënia e flokëve dhe do të nxitet dalja e flokëve të reja, gjithashtu do të rigjenerohen, do të bëhen më të shëndetshëm, me shkëlqim duke i dhuruar më shumë volum dhe hidratim flokëve tuaj.

Produkti kundër rënies së flokëve nga SKIN NOVIS nuk ka asnjë efekt anësor sepse përbërja e tij është 100% organike. Produkti është i formuluar me përbërës 100% Organik:

  • Hithra e cila ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe nxit rritjen e flokëve. Gjethja e saj përmban ekstrakte anti-inflamatore që ndihmojnë skalpin për t’u rigjenerut dhe stimulon daljen e flokëve të reja.
  • Bima e bishtit të kalit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe të folikulave të flokut duke stimuluar rritjen e flokëve. I dhuron shkëlqim flokëve, e bën më rezistent dhe më të shëndetshëm flokun. Nëse keni probleme me skalpin e kokës produktet që kanë në përmbajtjë këtë bimë do të qetësojnë skalpin tuaj dhe do të eleminojë zbokthin. Ndihmon folikulën e flokëve dhe trasjton skalpin e irrituar. Nëse floku juaj është i holle do të kujdeset që ta bëjë më të shëndetshëm.
  • Mentja: Është e pasur me antioksidantë dhe karoten që ndihmojnë në eleminimin e zbokthit dhe problemet që mund të keni me skalpin. Zgjidhni produkte kundër rënies së flokut që përmbajnë këtë bimë e cila do të trajtojë rënien e flokëve, do të ndihmojë qarkullimin e gjakut dhe do të nxisi rritjen e flokut.

    Ju sugjerojmë që të zgjidhni produkte organike për rënien e flokëve, të cilat do t’iu dhurojnë rezultate dhe nuk do të shkaktojnë asnjë efekt anësor.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!