Home Flokët Si të trajtojmë rënien e flokëve në mënyrë natyrale?

Si të trajtojmë rënien e flokëve në mënyrë natyrale?

by Xh D

Rënia e flokëve është një nga problemet që ndeshen më shpesh në të gjithë botën dhe prek rreth një të tretën e njerëzve. Duhet të dimë që rënia e flokëve është një fenomen natyral i zakonshëm dhe ne humbasim në ditë 100 fije floku..

Ne kemi përgatitur disa këshilla si të ndalojmë rënien e flokëve me ndihmën e natyrës.

NGA SE SHKAKTOHET RËNIA E FLOKËVE TE MESHKUJT DHE FEMRAT?

Ka shumë shkaqe të rënies së flokëve, të cilat e bëjnë një sfidë të vështirë gjetjen e shkakut real nga një person në tjetër. Në pjesën më të madhe të rasteve, humbja e flokëve nuk lidhet me ndonjë sëmundje të brendshme apo sistemike; gjithashtu dhe një dietë e keqe nuk është një faktor i zakonshëm.

Shumë persona, si femra dhe meshkuj, vënë re një dobësim të lehtë të flokëve në moshën 30-40 vjeç. Shqetësimet e ndryshme, përfshirë sëmundjet, traumat emocionale dhe ndryshimet hormonale si shtatzania, puberteti ose menopauza, mund të shkaktojnë rënie të flokëve; po ashtu, humbje të flokëve shkaktojnë dhe problemet me tiroidet, mungesa e hekurit (anemia) dhe sifilizi sekondar. 

Problemi më i zakonshëm i rënies së flokëve që lidhet me dietën ushqimore është mungesa e zinkut dhe hekurit. Mungesa e këtyre mineraleve i bën më të dobët flokët dhe shkakton rënien e tyre. Gjithashtu, dhe thonjtë bëhen më të dobët. Megjithatë, shumë studime mjekësore kanë treguar se rënia e flokëve mund të ndodhë dhe për shkak të mungesës së vitaminave dhe nutrientëve, si: Biotina, Vitamina C, yndyrnat, Vitamina D, Vitamina B-12, Vitamina A, Bakri, Seleni.

Arsyet më të zakonshme që shkaktojnë probleme me rënien e flokëve, rritjen e tyre dhe daljen e flokëve të rinj, lidhen kryesisht me disa faktorë:

  • Mosha (shkaku më i zakonshëm)
  • Gjenetika
  • Çrregullimet hormonale
  • Stinët
  • Mungesa e nutrientëve (ndryshimi i dietës ushqimore, dietat për dobësim etj)
  • Stili i jetës i pashëndetshëm
  • Stresi
  • Sëmundjet e lëkurës (ndonjëherë si rezultat i mykut (mykozës)

Cili është produkti që ne ju sugjerojmë për rritjen e flokëve që përmban hithër dhe është tërësisht organik – 100% efektiv?

  • Trajtim 2 mujor kundër rënies së flokëve
  • Ndalon rënien e flokëve
  • Nxit rritjen e flokëve
  • I dhuron flokëve volum
  • Rigjeneron flokët
  • Hidraton flokët dhe skalpin

TRANSPORT NË SHQIPËRI, KOSOVË DHE MAQEDONINË E VERIUT! (Tiranë: Falas, Rrethe: 2.50€ Kosovë 6€, Maqedoni 8€)

SOLIDUM nga SKIN NOVIS produkt efikas i cili ju ofron rezultate unike falë formulës revolucionare me: Hithër, Bimën e bishtit të kalit dhe Mente. Bima e bishtit të kalit (Ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe stimulon rritjen e flokëve. Forcon flokët, ndihmon në trashësinë e flokut nëse flokët tuaj janë tepër të hollë dhe kanë tendencë të këputen. Përmirëson skalpin dhe folikulat e flokëve, duke i dhuruar kujdesin që i nevojitet). Mentia (ndalon rënien e flokëve, nxit rritjen e flokëve dhe ndihmon në kujdesin e skalpit).

Përbërësit e SOLIDUM janë të pasur me vitamina, forcojnë flokun dhe përdoren për të luftuar rënien e flokëve, dhe rritjen e tyre. Përbërës të cilët na ofrojnë aromë të freskët, butësi në lëkurë dhe në skalp. Produkti më efikas, vetëm një klikim larg jush.

ARTIKUJ TË TJERË QË MUND T’JU INTERESOJNË:

KUJDESI PËR FLOKËT TUAJ!

Ju sugjerojmë të zgjidhni produkte organike me përbërës 100% të certifikuar me ekstrakte që kanë bazë shtazore ose bazë bimore dhe nuk përmbajnë kimikate që dëmtojnë më tepër flokët tuaj. Lexoni me kujdes etiketën para se të blini produktin: produkti nuk duhet të përmbajë: element kimik, paraben, silikon, ngjyrues, parfum sintetik çdo përbërës duhet të jetë i certifikuar dhe nëse nuk njihni listën e përbërësve ose nëse përmban ingredientët mësipër sugjerohet të gjeni produkte të tjera që janë organike dhe përmbajnë: hithër, mente, bimën e bishtit të kalit.  

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!