Home Këshilla Si të pastrosh furçat e makeup-it si profesioniste?

Si të pastrosh furçat e makeup-it si profesioniste?

by Xh D

Nga dinamika e jetës së përditshme, pastrimi i furçave shpesh është një punë që e lëmë mënjanë. Por a e di se duke i pastruar furçat më shpesh, mund ta rrisësh jetëgjatësinë e tyre? Gjithashtu pastrimi mund të ndihmojë në parandalimin e shpërthimeve të puçrrave dhe irritimeve të lëkurës!

Përse?

Ne të gjithë kemi baktere në fytyrë dhe këto mund të përhapen duke përdorur furçat apo sfungjerët e ndotur. Furçat e ndotura nuk janë sanitare për t’u përdorur në fytyrën ose të klientëve tuaj. Nëse fytyra jote është e prirur për puçrra ose keni lëkurë të ndjeshme, është veçanërisht e rëndësishme që t`i mbani furçat tuaja në gjendje të mirë. Bakteret nga mund të udhëtojnë në zona të lëkurës tuaj, dhe shkaktojnë akoma më shumë puçrra. Gjithashtu, pastrimi i furçave tuaja rregullisht do t’i bëjë ato të zgjasin më shumë, pasi grumbullimi i lëndëve të makeup-it dhe papastërtive i bën ato të përkeqësohen më shpejt. Që do të thotë më pak vizita aty ku blini makeup dhe më shumë para në portofolin tënd!

Sa shpesh?

Rekomandohet të pastroni furçat personale një herë në javë dhe sfungjerët e bukurisë pas çdo përdorimi. Spërkatja e alkoolit 99% në furçat tuaja në mes të larjeve gjithashtu mund të mbajë larg dhe të shkatërrojë bakteret e këqija. Furçat tuaja mund të zgjasin vite nëse kujdesesh për to siç duhet, por sfungjerët duhet të zëvendësohen çdo 3-6 muaj sepse ato janë vazhdimisht të lagur dhe kanë më shumë shanse për të rritur baktere thellë brenda sfungjerit.

Nëse përdor sfungjer të disponueshëm, rekomandohet që ta hedhësh pas çdo përdorimi.

Por sfungjerët më të shtrenjtë mund të përpiqesh ti pastrosh.

  • Metodat për pastrim

Mund të vendosësh pak shkumë sapuni në furçë me duar, ose të përdorësh një silikon pastrimi . Pastrimi i sfungjerit mund të bëhet shumë thjeshtë dhe vetëm në një enë të vogël me ujë dhe pak detergjent enësh. Do duket mëyra se si do shpërbëhen copëzat të mbledhura nga produktet ose detergjentët. Nëse e keni mundësine, mikrovaloni sfungjerët tuaj ashtu në enë për 1-2 minuta në mënyrë që të vrisni të vrarë çdo bakter tjetër që ndoshta jeton dhe në cepat më të errët të sfungjerit.

  • Tharja

Vendosni furçat të varura me kokë poshtë, derisa të thahen plotësisht. Kjo do  të ndihmojë në ruajtjen e formës së qimeve të furçave. Ndërsa sfungjerët e bukurisë marrin shumë më shumë kohë që të thahen, kështu që ne ju këshillojmë t`i mbani gjithmonë në një enë të hapur për të mos bllokuar lagështinë brenda. Shpresojmë që këto këshilla të dobishme të të ndihmojnë sadopak në përpjekjet e tua për kujdesin e lëkurës!

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!