Home Këshilla Si të pastrojmë furçat e make up-it?(Sa shpesh sugjerohet që t’i lajmë?)

Si të pastrojmë furçat e make up-it?(Sa shpesh sugjerohet që t’i lajmë?)

by admin

Ne konturojmë dhe nxjerrim në pah fytyrat tona me furça grimi çdo ditë, por nuk mund të themi gjithmonë të njëjtën gjë se sa shpesh po i pastrojmë furçat që ne përdorim. Larja e tyre 1 herë në muaj është e pamjaftueshme. Sipas dermatologëve dhe artistëve të grimit, ne duhet t’i lajmë furçat e grimit shumë më shpesh në mënyrë që të parandalojmë grumbullimin e baktereve, të cilat mund të çojnë në acarim të lëkurës.

Sa shpesh duhet t’i pastrojmë furcat e grimit?

Shumica e dermatologëve do t’ju thonë që t’i lani furçat, veçanërisht furçën e fondatinës, një herë në javë – minimumi – për të parandaluar grumbullimin e produktit. Për shkak se këto furça përdoren në fytyrën tuaj nevojiten të jenë të pastra.  Furçat që përdoren rreth syve duhet të pastrohen të paktën dy herë në muaj.

Pastrimet e shpeshta të furçave jo vetëm që ndihmojnë për të mbajtur lëkurën tuaj më të pastër. Pastrimi i furçave tuaja të grimit rregullisht mund të zgjasë jetën e fijeve të furçave dhe të bëjë një aplikim më të mirë të produktit. Fijet e furçave dhe sfungjerët  mbajnë vajra dhe baktere. Nëse furçat tuaja janë jo të pastra aplikimi juaj do të jetë i vështirë.

Çfarë duhet të përdorni për të pastruar furçat e grimit?

Metoda më e mirë dhe më e plotë për pastrimin është:  duke përdorur një sapun të butë dhe ujë ose pastrues furçash.

Cila është mënyra e duhur për të pastruar furçat e grimit?

Në vetëm 7 hapa ju do të keni një furçë dhe sfungjer grimi të pastër.

  1. Lagni fijet e furçës me ujë të vakët.
  2. Në pëllëmbën e dorës tuaj të pastër vendosni pastruesin që keni zgjedhur
  3. Masazhoni butësisht majat e fijeve në pëllëmbën tuaj.
  4. Shpëlajini të gjitha fijet.
  5. Lagështirën e tepërt mund t’a hiqni me peshqir të paster.
  6. Rikthejeni furçën në formën origjinale.
  7. Lëreni furçën të thahet në mënyrë natyrale. Asnjëherë mos i lini furçat të thahen në një peshqir sepse mund të krijohet myk.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!