Home Këshilla Si të parandalosh aknet që të shfaqen?

Si të parandalosh aknet që të shfaqen?

by Xh D

Kur ke të bësh me lëkurë të prirur për puçrra, mund të jetë shumë sfiduese gjatë gjithë ditës t’i rezistosh shtypjes së puçrrave që të janë shfaqur. E dimë që është qejf momenti që i shtyp por pasojat nuk janë të mira.

Dermatologët rekomandojnë që shtypjen e puçrrave t`ua lësh atyre. Kjo, për shkak të një larmie problematikash që mund të shkaktohen nga shtypja e puçrrave kur e bëni vetë. Para së gjithash, bakteret në duar mund të futen në pore duke përkeqësuar edhe më tej përhapjen e puçrrave. Për më tepër, duke mos përdorur teknikën e duhur kur e shtrydhni, përmbajtja e puçrrës mund të shtyhet më larg në lëkurë dhe shkakton problem akoma më të thellë.

Dermatologët dinë si ta mbajnë fytyrën sterile gjatë nxjerrjes së materialit nga puçrra dhe kujdesen për të mbrojtur lëkurën pas procesit. Gjithashtu shpesh përdorin një pajisje avulli për fytyrën ose peshqir të nxehtë para shtypjes për të hapur poret, duke lejuar që përmbajtja e puçrrave të hiqet lehtësisht.

  • Shtypja e pucrrave në shtëpi

Rekomandohet shumë që gjithmonë një dermatolog i liçensuar të kryejë nxjerrjen e puçrrave, megjithatë, nëse nuk mund ta bëni këtë tek dermatologu, ndiq këto hapa për të siguruar që të mbrosh lëkurën dhe të mos i përkeqësosh gjërat.

  • Së pari, laj duart me sapun anti-bakterial dhe pastro butësisht fytyrën.

Është mirë të përdorësh një pajisje avulli të fytyrës ose një peshqir të nxehtë në mëyrë që të hapen poret.

  • Asnjëherë mos i vendos gishtat drejtpërdrejt në fytyrë.

Në vend të kësaj përdor disketa pambuku ose kunja veshësh. Shtrydh me kujdes nga secila anë puçrrën, duke mos bërë asnjëherë kontakt me qendrën e saj. Nëse përmbajtja e puçrrës nuk del lehtë, ndaloji menjëherë përpjekjet dhe përdorimin e forcës.

Nëse është e mundur, dezifektoje zonën me pak alkool etilik për të larguar bakteret.

  • Parandalimi i puçrrave të reja

Mbaj duart larg fytyrës. Po. Prapë po jepet kjo këshillë, sepse kështu shmanget përhapja e papastërtive dhe baktereve në pore dhe lëkurë.

  • Pas stërvitjes/palestrës pastroje ose laje fytyrën.

Pastroje fytyrën dy herë në ditë me një pastrues të butë. Do t`ju sugjeronim LAVA SOAP sapunin 100% organik dhe super delikat në lëkurën tënde. Mos harro se pastruesit e ashpër mund të shkaktojnë më shumë shpërthime.

  • Lëre lëkurën të shërohet vetvetiu.

Nëse do vërtet ta shtypësh atë puçërr, bëje vetëm një herë, mos u kthe dy ose tre herë për ta shtrydhur përsëri. Kontroll. Për të mirën tënde e kemi.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!