Home Këshilla Si të mbrohemi nga dielli në mënyrë natyrale?

Si të mbrohemi nga dielli në mënyrë natyrale?

by admin

Stina e nxehtë e verës duket se ka trokitur dhe sigurisht të shumta janë aktivitetet që njerëzit duan të bëjnë, si për shembull të shkojnë në plazh apo të bëjnë shëtitje në mal etj. Mirëpo kjo është edhe periudha kur ngjyra në lëkurë që mund të merret nga rrezet e diellit, kthehet në djegje dhe diçka e tillë nuk është e këshillueshme për lëkurën.

Duhet të shmangni ekspozimin kur rrezatimi është në kulmin e tij e sidomos tek fëmijët e vegjël. Në mëngjes dielli ndryshe nga mesdita ka më pak rreze me UVB, rreze të cilat djegin lëkurën dhe me kalimin e kohës shkaktojnë tumore. I vetmi avantazh është të përpiqeni të ruani veten nga dielli. Megjithatë nuk mjafton të qëndroni në hije, pasi rrezet e diellit reflektohen edhe nga rëra apo nga uji, kështu që vetëm duke qëndruar poshtë çadrës mund të përthithim rreth 50% të këtyre rrezeve. Sugjerohet që të zgjidhni produkte organike që ju mbrojnë në mënyrë natyrale nga dielli dhe përbërësit e tyre janë 100% organik të certifikuar.

KËSHILLA PËR MBROJTJE NGA DIELLI

  1. Mbrojtja më e mirë janë rrobat (bluzë, kapelë, syze).
  2. Fëmijët e vegjël nevojitet të mbrohen mirë.
  3. Shmangni ekspozimin në diell nga ora 11 deri në orën 16.
  4. Ekspozimi në diell të jetë gradualisht.
  5. Rëra, ose uji mund të reflektojnë më shumë nga gjysma e rrezeve të diellit në lëkurën tuaj.
  6. Produkti me faktor mbrojtës nga dielli duhet të përdoret çdo 2 orë edhe pas notit.
  7. Hidratohuni mjaftueshëm.

Cili është produkti që sugjerohet për t’u mbrojtur nga dielli në mënyrë natyrale dhe për të parandaluar djegiet?

Falë formulës revolucionare kremi rigjenerues REPARANDO përmban: Kalendulë (qetëson djegiet dhe promovon rigjenerimin e lëkurës), gjalpi i dhisë (ndihmon lëkurën që të rikuperohet shpejt), sherebelë (redukton skuqjet e lëkurës nga djegia), bar pezmi (trajton inflamacionet e lëkurës dhe e mbron lëkurën nga djegiet. Kremi rigjenerues REPARANDO: Mund të përdoret pas ekspozimit në plazh dhe tek personat që kanë pësuar djegie, duke përfshirë edhe fëmijët e vegjël. Krem organik që përmban: Gjalpë dhie, gjalpë Shea, Kalendulë, Trumzë, Sherebelë, Bar pezmi, Produkte blete.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!