Home Këshilla Si ta bëni një puçërr të duket më e vogël?

Si ta bëni një puçërr të duket më e vogël?

by admin

Puçrrat kanë tendencë të shfaqen në momentet më pak të përshtatshme, pavarësisht nëse nuk keni lëkurë të prirur për puçrra. Lajmi i mirë është se ka produkte dhe trajtime efektive për të ndihmuar në përmirësimin e shfaqjes së puçrrave në çdo moshë. Për t’ju ndihmuar si ta bëni një puçërr të duket më e vogël ndiqni këto këshilla:

Provo sapunin organik me qumësht dhie

Ky sapun ka për qëllim ta bëjë më të lehtë jetën e njerëzve që kanë puçrra. Baza e sapunit është qumështi i dhisë i cili është i pasur me acide yndyrore të cilat hidratojnë lëkurën dhe i dhurojnë asaj shkëlqim.

Përmban:
Acid salicilik i cili ul inflamacionin, largon pikat e zeza duke i hapur poret
Acid benzoik që vret bakteret, ndalon prodhimin e sebumit Sulfur- antibakterial
Bimën e rigonit e njohur për vetitë e forta antibakteriale
. Vitamina A- retinoide, të cilat hapin poret dhe ndihmojnë në pastrimin e lëkurës

LAVA SOAP është një produkt 100% organik, me një formulë të veçantë që mund të përdoret nga të gjithë. Produkti zgjat 4-5 muaj përdorim. Veprimin e tij kryesor e ka në balancimin e yndyrës në fytyrë, duke qenë se është një nga zonat ku kjo substancë prodhohet më tepër. Është ideal për lëkurat me tendencë akneike, pasi ndihmon në përtharjen e shpejtë të tyre. 

Zvogëloni përkohësisht ënjtjen me akull

Falas dhe e gjeni në frigorifer?

Akulli bën që enët e gjakut të ngushtohen dhe inflamacioni të qetësohet, kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e madhësisë dhe skuqjes së një puçrre.

Shmangni shtypjen dhe ngacmimin

E keni dëgjuar shpesh herë që nuk duhen ngacmuar ose shtypur. Por duhet ritheksuar se ngacmimi i puçrrës me gjasë do t’i përkeqësojë gjërat dhe do të rrisë rrezikun që të lërë një shenjë të errët ose njollë. Këshilla është të mos i ngacmoni me duar puçrrat dhe të veproni vetëm me produktet e duhura.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!