Home Uncategorized Si t të rigjeneroni lëkurën e thatë në dimër?

Si t të rigjeneroni lëkurën e thatë në dimër?

by Xh D

Në këtë periudhë të vitit, duart mund të jenë të kuqe, të ashpra dhe lëkura mund të jetë e irrituar.

Lëkura e thatë ndodh kur ruan lagështi të mjaftueshme – për shembull, për shkak të larjes së shpeshtë, përdorimit të produkteve me kimikate. Dimri përbën një problem të veçantë sepse lagështia është e ulët si jashtë ashtu edhe brenda, dhe përmbajtja e ujit në epidermë (shtresa më e jashtme e lëkurës) ka tendencë të pasqyrojë nivelin e lagështisë rreth saj. Ne do i’u sugjerojmë se si duhet të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë dimrit.

  • Lagështia në lëkurë

Humbja e ujit përshpejtohet nga lagështia e ulët e dimrit dhe në momentin që temperaturat e brendshme të një ambienti janë të ngrohta. Rezultati është lëkura juaj do të thahet, do të krijohen kruarje, plasaritje dhe ndonjeherë mund të keni ndjesi djegieje.

Anatomia e lëkurës

Lëkura ka tre shtresa, secila me një rol të veçantë. Shtresa më e ulët ose e brendshme përbëhet nga yndyra nënlëkurore, e cila siguron izolim, ruajtje të energjisë dhe thithjen e goditjeve që i shkaktohen lëkurës. Mbi të ndodhet derma, e cila përmban enët e gjakut, nervat, gjëndrat e djersës dhe vajit, dhe gjëndrat e flokëve. Shtresa e sipërme është epiderma, barriera kryesore mbrojtëse e lëkurës dhe niveli ku ndodh tharja. Përbëhet nga shtresa të grumbulluara qelizash që janë vazhdimisht në tranzicion, pasi qelizat më të reja, të gjalla ngrihen nga pjesa e poshtme e epidermës dhe përfundimisht bien pasi arrijnë në sipërfaqe. Ky cikël i vazhdueshëm rinovon plotësisht lëkurën rreth një herë në muaj por juve ju duhet që të kujdeseni dhe të zgjidhni produkte 100% organike për të shmangur dehidrimin e lëkurës.

Këtu janë disa mënyra për të luftuar lëkurën e thatë që janë efektive nëse praktikohen vazhdimisht:

  • Përdorni një krem rigjenerues 100% organik. Aplikojeni në lëkurë i cili do të hidratojë lëkurën duke e lënë të lëmuar dhe duke eleminuar thatësinë që ndodhet në lëkurë.
  • Sugjerohet që dushi të zgjasi 5 deri në 10 minuta çdo ditë. Nëse laheni më shumë se kaq, mund të hiqni pjesën më të madhe të shtresës yndyrore të lëkurës dhe ta bëni atë të humbasë lagështinë.
  • Përdorni ujë të vakët në vend të ujit të nxehtë, i cili mund të largojë vajrat natyralë.
  • Minimizoni përdorimin e produkteve që përmbajnë kimikate ose eleminojini nga rutina juaj e lëkurës pasi mund të heqin vajrat natyralë dhe mund të irritojnë ose të dëmtojnë lëkurën tuaj.
  • Për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të lëkurës, shmangni sfungjerët e banjës dhe furçat e pastrimit. Nëse nuk doni t’i hiqni dorë krejtësisht, sigurohuni që të përdorni një prekje të lehtë. Për të njëjtën arsye, sugjerohet që lëkurën dhe pjesën e fytyrës ta pastroni butësisht me peshqirë dhe jo ta fërkoni me forcë.
  • Aplikoni krem ​​rigjenerues 100% organik menjëherë pas larjes ose pas larjes së duarve. Kjo ndihmon në mbylljen e hapësirave midis qelizave të lëkurës tuaj dhe mban lagështirën ndërsa lëkura juaj është ende e lagur.
  • Asnjëherë, nuk sugjerohet që ju të kruani lëkurën nëse keni irritime. Nëse zgjidhni kremin e duhur organik do të reduktojë kruarjet dhe irritimet që ju janë shkaktuar.
  • Përdorni krem rigjenerues 100% organik që ju mbron nga rrezet ultraviolet (rrezet e diellit).
  • Përdorni detergjentë rrobash pa aromë dhe shmangni zbutësit e rrobave.
  • Shmangni veshjen e leshit dhe pëlhurave të tjera që mund të irritojnë lëkurën.

Produkt i rekomanduar me përbërës organik për të eleminuar thatësinë në lëkurë

Nga studimet që jane kryer brandi SKIN NOVIS ka krijuar produktin ideal me formulë revolucionare për t’i dhuruar lëkurës hidratimin e nevojshëm. Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe ka në përmbajtje ingredient 100% organik. Rezultatet do të shihen në mënyrë graduale duke filluar që në javën e 3. Me përdorimin e këtij produkti lëkura do të hidratohet plotësisht, do të eleminohet thatësia që ndodhet në lekure për t’u zëvendësuar me shkëlqimin dhe lëkurën e shëndetshme që do ’t’i dhurojë kremi rigjenerues. I cili është I pasur me vitamina A, D dhe E, proteina, minerale, dhe elemente gjurmë të çmuara. Ndihmon në reduktimin e skuqjeve të lëkurës, e hidraton dhe eleminon aknet.

Falë përbërsve 100% organik te certifikuar produkti përmban këto ingredient dhe do të zbulojmë se cilat jane benefitet që do të kenë në lëkurën tuaj:

  • Gjalpi Shea hidraton lëkurën dhe i dhuron butësi. Përmirëson barrierën e lëkurës, por e mbron lëkurën nga stresorët e jashtëm gjithashtu, si psh: ajri i ndotur. Ka veti anti-inflamatore dhe në permbajtje  ka faktorë mbrojtës ndaj rrezeve ultraviolet.
  • Gjalpi i dhisë është ideali për lëkurën e thatë, për lëkurën sensitive dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave. Benefitet që disponon janë të shumta: rrit nivelet e lagështisë në lëkurë, rigjeneron barrierën e lekures, parandalon rrudhat dhe vijat e imta, redukton dhe eleminon aknet.
  • Kalendula është përbëres me veti anti-fungale, anti-inflamatore, anti-bakteriale, që ndihmon duke e bërë lëkurën më të butë, trajton aknet, eleminon ekzemën, eleminon psoriazën, kujdeset dhe përmirëson teksturën dhe paraqitjen e lëkurës.
  • Trumza kontrollon nivelet e yndyrës, me përdorimin e produkteve që e permbajne këtë përbërës ju do të përmirësoni pamjen e lëkurës, do të parandaloni shfaqjen e akneve. Trumza përmirëson nivelin e elastinës në lëkurë, kjo e bën ingredientin ideal, i cili ndihmon që lëkura juaj të jetë e rigjeneruar, e hidratuar dhe e rinuar.
  • Sherebela është jashtëzakonisht e dobishme për lëkurën. Konsiderohet një bimë mjekësore e mahnitshme që mund të shërojë trupin, të përmirësojë gjendjen e lëkurës, të kujdeset për bukurinë e një personi në tërësi. Sherebela trajton, eleminon aknet, parandalon hiperpigmentimin qe shkaktohet nga rrezet ultraviolet, trajton lëkurën e thatë duke i ofruar hidratim, parandalon plakjen e parakoshme.
  • Bar pezmi qetëson lëkurën, ka veti anti-inflamatore, ndihmon në zvogëlimin e poreve, nxit lagështirën në lëkurë per të dhuruar shkëlqim në fytyrë.
  • Produktet e bletës përmbajnë veti anti-bakteriale, anti-inflamatore, dhe falë këtyre vetive këto përbërës jane trajtimi i duhur për aknet, të pasur me anti-oksidantë, e mbrojnë lëkurën nga dëmtimi i radikaleve të lira, e hidratojnë lëkurën plotësisht që të qendrojë e butë dhe e shëndetshme.

Të gjithë keta përbërës, do t’i gjeni vetëm në 1 krem të vetëm i cili do të forcojë lëkurën tuaj, do të parandalojë shenjat e plakjes, do t’i dhurojë lëkurës shkëlqim. Falë përbërësve organik, kremi përthithet dhe depërton shpejt në shtresat më të thella të lëkurës. neutralizon efektet e stresorëve të jashtëm të plakjes së lëkurës për një lëkurë rinore dhe rrezatuese.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!