Home News Si në filma, një dron me eksploziv në aeroport

Si në filma, një dron me eksploziv në aeroport

by E Ll

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton në Jemen tha të Mërkurën se kapi një dron të ngarkuar me eksploziv që synonte aeroportin ndërkombëtar Abha të Arabisë Saudite, njoftoi TV shtetëror saudit.

Koalicioni tha se mbeturinat e dronit u shpërndanë, katër punëtorë në aeroport u plagosën lehtë dhe xhami i disa fasadave u thye.

Televizioni shtetëror saudit raportoi se trafiku i navigimit në aeroport është normal pasi u ndal përkohësisht. Koalicioni fajësoi Houthët ( anëtarë të një lëvizjeje islamike politike dhe e armatosur që doli nga Saada në Jemenin verior në vitet 1990) të lidhur me Iranin në Jemen për përpjekjen e sulmit.

“Përpjekja e Houthit për të synuar civilët në aeroportin Abha si një aeroport civil është një krim lufte,” raportoi TV shtetëror, duke cituar koalicionin.

Koalicioni shtoi se po merr “masa operacionale për të neutralizuar burimet e kërcënimit” të përdorura në tentativën e sulmit në aeroport. Ai tha se shkatërroi vendin e lëshimit të dronit në provincën jemenase të Saadas. Koalicioni shkatërroi gjithashtu tre anije të ngarkuara me eksplozivë në provincën jemenase të Hodeidah që ishin përgatitur për sulme të afërta. Kështu shkruajti agjencia shtetërore e lajmeve saudite në Twitter herët të Mërkurën.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton në Jemen tha të Mërkurën se kapi një dron të ngarkuar me eksploziv që synonte aeroportin ndërkombëtar Abha të Arabisë Saudite, njoftoi TV shtetëror saudit.

Koalicioni tha se mbeturinat e dronit u shpërndanë, katër punëtorë në aeroport u plagosën lehtë dhe xhami i disa fasadave u thye.

Koalicioni fajësoi Houthët e lidhur me Iranin në Jemen për përpjekjen e sulmit.

“Përpjekja e Houthit për të synuar civilët në aeroportin Abha si një aeroport civil është një krim lufte,” raportoi TV shtetëror, duke cituar koalicionin.

Koalicioni ndërhyri në Jemen që në vitin 2015, duke mbështetur forcat e qeverisë së rrëzuar të Presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi kundër Houthis.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!