Home News Shqetësuese: Koreja e Veriut rifillon aktivitetin bërthamor.

Shqetësuese: Koreja e Veriut rifillon aktivitetin bërthamor.

by E Ll

Koreja e Veriut duket se ka vënë sërish në punë një reaktor bërthamor që besohet gjerësisht se ka prodhuar plutonium për armë bërthamore, tha mbikëqyrësi atomik i OKB -së në një raport vjetor, duke theksuar përpjekjet e kombit të izoluar për të zgjeruar arsenalin e tij.

“Shenjat e funksionimit në reaktorin 5 megavat (MW)- i cili shihet si i aftë të prodhojë plutonium në shkallë për të prodhuar armë – ishin të parat që u vunë re. “ Këtë vë në dukje Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në raportin që daton të premten.

“Që nga fillimi i korrikut 2021 ka pasur shenja që përputhen me këtë operacion”, – thuhet në raportin e IAEA ( Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ) për reaktorin e Yongbyon, i cili quhet dhe  kompleksi në zemër të programit bërthamor të Koresë së Veriut.

IAEA nuk ka pasur qasje në Korenë e Veriut që në 2009, kur u dëbuan inspektorët e saj. Vendi më pas vazhdoi me programin e armëve bërthamore dhe rifilloi shpejt testimet. Testi i fundit bërthamor daton në 2017.

Tani IAEA e monitoron Korenë e Veriut nga larg, kryesisht përmes imazheve satelitore.

Pamjet satelitore tregojnë shkarkimin e ujit, duke mbështetur hipotezën se reaktori po punon përsëri, tha Jenny Town, drejtoreshë e projektit 38 North me qendër në SHBA, i cili vëzhgon Korenë e Veriut.

“Nuk mund ta dimë pse reaktori nuk funksiononte më parë, megjithatë gjatë vitit të kaluar puna ka vazhduar në rezervuarin e ujit sa për të siguruar ujë të mjaftueshëm për sistemet e ftohjes,” – tha ajo.

Deals! Deals! Deals!

Në një samit të vitit 2019 në Vietnam me Presidentin e atëhershëm Donald Trump, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ofroi çmontimin e Yongbyon në këmbim të lehtësimit nga një sërë sanksionesh ndërkombëtare për armët bërthamore dhe programet e raketave balistike.

Në atë kohë Trump tha se e hodhi poshtë marrëveshjen sepse Yongbyon ishte vetëm një pjesë e programit bërthamor të Koresë dhe nuk mjaftonte si koncesion për të garantuar heqjen e kaq shumë sanksioneve.

Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se i është drejtuar Koresë së Veriut për të ofruar bisedime, por “kryeqyteti” nuk ka interes të negociojë pa ndryshuar politikën e Shteteve të Bashkuara.

Në qershor, IAEA tregoi shenjat për punën e mundshme të ripunimit në Yongbyon për të ndarë plutoniumin nga karburanti i shpenzuar i reaktorit që mund të përdoret në armët bërthamore.

Në raportin e së premtes, agjencia tha se kohëzgjatja e asaj pune të dukshme është pesë-mujore, nga mesi i shkurtit deri në fillim të korrikut.

“Shenjat e reja të funksionimit të reaktorit 5MW (e) dhe laboratorit radiokimik janë thellësisht shqetësuese,” thuhet në raportin i cili u lëshua pa paralajmërim.

Kishte gjithashtu spekulime për aktivizimin e minierave të uraniumit në Pyongsan.

Gjithashtu duhet shtuar se në një fjalim këtë vit Kim Jong Un dha një listë të gjatë të disa armëve të përparuara që janë duke u zhvilluar, duke përfshirë edhe më shumë bomba bërthamore.

“Oreksi i Koresë së Veriut për të krijuar tyta, me sa duket nuk është shuar ende.”

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!