Home Mirëqenia Shpenzimet shëndetësore gjatë pandemisë shtynë mbi gjysmë miliardë njerëz në varfëri

Shpenzimet shëndetësore gjatë pandemisë shtynë mbi gjysmë miliardë njerëz në varfëri

by E Ll

Më shumë se gjysmë miliardë njerëz në mbarë botën u futën në varfëri ekstreme vitin e kaluar pasi paguanin shpenzimet shëndetësore nga xhepat e tyre gjatë kulmit të pandemisë COVID-19, u shpreh sot Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore.

Pandemia ndërpreu shërbimet shëndetësore globalisht dhe shkaktoi krizën më të keqe ekonomike që nga vitet 1930, duke e bërë edhe më të vështirë për njerëzit të paguajnë për kujdesin shëndetësor, sipas një deklarate të përbashkët nga të dyja organizatat.

“Të gjitha qeveritë duhet të rifillojnë menjëherë dhe të përshpejtojnë përpjekjet për të siguruar që çdo qytetar i tyre të mund të aksesojë shërbimet shëndetësore pa frikë nga pasojat financiare”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tedros u kërkoi qeverive të rrisin fokusin e tyre në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe të qëndrojnë në kursin drejt mbulimit shëndetësor universal, të cilin OBSH e përcakton si të gjithë që marrin akses në shërbimet shëndetësore që u nevojiten pa vështirësi financiare.

Kujdesi shëndetësor është një çështje kryesore politike në Shtetet e Bashkuara, një nga vendet e pakta të industrializuara që nuk ka mbulim universal për qytetarët e saj.

Globalisht, pandemia i përkeqësoi gjërat dhe mbulimi i imunizimit ra për herë të parë në dhjetë vjet, me vdekjet nga tuberkulozi dhe malaria në rritje.“Brenda një hapësire të kufizuar fiskale, qeveritë do të duhet të bëjnë zgjedhje të vështira për të mbrojtur dhe rritur buxhetet shëndetësore,” tha Juan Pablo Uribe, drejtor global për shëndetin, ushqimin dhe popullsinë në Bankën Botërore.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!