Home Këshilla Sa ndikojnë takat në shëndetin e kockave?

Sa ndikojnë takat në shëndetin e kockave?

by E Ll

A të dhembin këmbët ose gjunjët kur vesh takat e preferuara? Ndoshta të dhemb shpina dhe ijet kur heq këpucët pas disa minutash ose orësh në lëvizje? Ndoshta po e pyet veten nëse dhe pse ky stil këpucësh po të shkakton efekte të dhimbshme …

Veshja e këpucëve me takë të lartë gjatë gjithë ditës ose për periudha të gjata kohore shton stres dhe presion në pjesë të ndryshme të trupit. Ky stres shtesë mund të ndikojë dëmshëm jo vetëm në gjunjë, por edhe në ijet, pjesën e poshtme të shpinës dhe tendinën e Akilit.

Një studim i ri tregoi se veshja e takave të larta rregullisht mund të çojë në osteoporozë të hershme dhe në dhimbje të përhershme të shpinës. Kjo sepse mbajtja e tyre për një periudhe relativisht të gjatë kohore mund të ndikojë në shëndetin e kockave të një gruaje. Takat e larta ndryshojnë modelin e ecjes së personit që i vesh.

Personi që vesh taka bën hapa më të shkurtër dhe më të fortë kur ecën sesa ata që veshin rregullisht këpucë të sheshta. Këto lloje hapash mund të ushtrojnë presion shtesë në nyjet e gjurit. Rrjedhimisht kjo gjë që mund të çojë në osteoartrit (erozioni i kërcit midis kockave duke bërë që ato të fërkohen me njëra -tjetrën). Osteoartriti është sëmundja reumatizmale më e shpeshtë që prek artikulacionet, shkakton vështirësi të theksuara në lëvizje dhe e detyron të prekurin të bëjë një jetë jo aktive fizike por edhe sociale duke ulur mjaft cilësinë e jetesës.

Një sondazh i kryer me mbi 500 gra të moshës midis 20 dhe 45 vjeç e lart tregoi se 48.5 përqind e grave veshin taka të larta rregullisht ose gjatë fundjavave për takime shoqërore. Takat e larta, kur vishen rregullisht, ndikojnë në shpinë, gishtërinj dhe nyje të kyçit të këmbës dhe gjurit.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se 37.5 për qind e grave 20-30 vjeç veshin taka çdo ditë. Sipas të dhënave, 43.7 përqind e grave që punojnë veshin taka çdo ditë. Vetëm 14.6 për qind të grave 20-30 vjeç nuk preferojnë fare taka të larta ose thjesht i veshin për ndonjë rast.

Kur veshim taka, trupi duhet të rregullojë dhe të zhvendosë peshën e përgjithshme dhe qendrën e gravitetit për të kompensuar gjatësinë e takës. Sa më e lartë taka, aq më i lartë është rreziku i problemeve të shpinës, ijeve dhe gjurit. Kështu ushtrohet një presion i madh në shtyllën kurrizore dhe ky presion mund të pengojë strukturën e përgjithshme të kockave dhe qëndrimin e gjithë trupit gjatë një periudhe kohore.

Tek një person që vesh taka prej vitesh, postura e trupit ndryshon për shkak të këpucëve, kështu që nëse je një prej këtyre personave është normale të përjetosh siklet kur ecën zbathur ose nëse vesh këpucë të sheshta. Me kalimin e kohës trupi yt do të jetë përshtatur me formën e takave, duke shkaktuar acarim dhe “refuzim”  nëse vishen këpucë të tjera. Në shumë raste, kjo sjell deformimin e gishtit të madh i këmbës. Njihet gjithashtu si” Hallux Valgus” dhe kërkon kirurgji korrigjuese.

Prandaj, sugjerohet që gratë të veshin taka vetëm herë pas here dhe në përditshmëri të zgjedhin këpucë të sheshta dhe të rehatshme.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!