Home Këshilla RRETH CELULITIT. SI QËNDRON E VËRTETA?

RRETH CELULITIT. SI QËNDRON E VËRTETA?

by Xh D

Fakt: Celuliti nuk shkaktohet nga ‘toksinat’ e bllokuara.

Fakt: Celuliti shkaktohet kur qelizat e tua yndyrore fillojnë të shtyjnë indin lidhës. Indet lidhëse dobësohen nga një përzierje e gjërave – duke përfshirë hormonet, mungesën e stërvitjes, tonin e dobët të muskujve, dhjamin e tepërt dhe qarkullimin e dobët.

Fakt: 90% e grave marrin celulit. Burrat rreth 10%. Sepse ata kanë ind lidhës më të fortë. Edhe këtu kanë fat! UGH! Domethënë edhe ata kanë dhjamë nën lëkurë thjesht nuk u shfaqet në sipërfaqe aq lehtë.

Fakt: Po. Tek gratë celuliti përkeqësohet ndërkohë që plakemi. Mungesa e estrogjenit na i bën këto.

Fakt: Është gjenetike. Shiko gjyshen ose mamin. Nëse kanë celulit …

Fakt: Disa mbushës dhe injektues mund të ndihmojnë – megjithëse përkohësisht – dhe funksionon me të vërtetë vetëm në njerëz shumë elegantë.

Fakt: Trajtimet me lazer, ose masazhet specifike për këtë problem dhe radio frekuencat mund të ndihmojnë, por përsëri do të jetë e përkohshme. Dhe duhen një numër i madh sesionesh. Ne mendojmë që kohën ta kalosh më mirë në palestër, ose duke ecur për një orë sesa lodhësh veten dhe kuletën.

Fakt: Liposuksioni nuk bën asgjë. Është si të heqësh pak mbushje nga jastëku.

Fakt: Uji ndihmon. Të hash perime, sidomos perime që kanë përmbajtje uji dhe të pish shumë ujë gjatë ditës (çdo ditë) ndihmon. Nuk e rregullon, por ndihmon.

Fakt: Pirja e duhanit e përkeqson. Dobëson indin lidhor (kolagjenin). Shiko pikën e parë.

Fakt: Nuk ka asnjë krem ​​celuliti në treg që heq qafe celulitin. Asnjë. Ose me recetë ose pa recetë, nuk bën asnjë ndryshim. Sigurisht, mund ta bëjnë lëkurën të ndihet më të ndjeshme dhe të butë, por nuk po e zhvendosin dhjamin.

Ushqehu mirë, lëviz më shumë, hidratohu, kujdesu për shëndetin në përgjithësi. Nëse vendos të bësh trajtime, përkohësisht do jetë më mirë por edhe pasi të kesh bërë gjithë atë, genet mund të këmbëngulin që celuliti të qëndrojë me ty. Kurse paratë. Dhe në fund të fundit mos u shqetëso aq shumë për diçka që nuk është faji yt.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!