Home Këshilla Rrathët e zinj poshtë syve, shkaqet dhe trajtimi i tyre!

Rrathët e zinj poshtë syve, shkaqet dhe trajtimi i tyre!

by admin

Rrathët e zinj poshtë syve e bëjnë fytyrën të duket e lodhur dhe jo tërheqëse. Ky është një problem që në shumicën e rasteve haset te femrat. Rrathët e zinj poshtë syve bëjnë që tek të tjerët të perceptohemi si të lodhur apo edhe në gjendje shëndetësore jo të mirë.

Faktorët që çojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve janë të shumtë. Në disa raste mund të jetë një problem i trashëguar, por edhe sëmundje si ekzema, astma apo anemia luajnë rol të rëndësishëm në shfaqjen e tyre. Disa faktorë që mund të ndikojnë janë orët e pakëta të gjumit, mungesa e vitaminës K, ekspozimi direkt në diell dhe rënia e nivelit të kolagjenit.

Zakonisht, femrat e mbulojnë këtë problem me pudër apo një lloj kremi që përdoret posaçërisht për këtë zonë. Por sugjerohet që të përdorni krem rigjenerues dhe përbërësit e kremit të jenë 100% organik!

Disa këshilla që dermatologët sugjerojnë dhe cili është produkti i duhur që mund ti trajtoni rrudhat?

Hidratohuni

Një prej veprimeve të para parandaluese është konsumi i ujit. Duhen konsumuar të paktën 10 gota ujë në ditë, në mënyrë që të mos shfaqen rrathët e zinj poshtë syve. Uji largon nga trupi toksinat, të cilat kontribuojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj.

Gjumë i mirë

Shpesh rrathët e zinj shkaktohen nga gjumi i pakët. Për të mos u zgjuar me sy të fryrë dhe të errët, dermatologët rekomandojnë minimalisht 6-8 orë gjumë çdo natë.

Mbrohuni nga dielli

Një krem kundër diellit do të parandalojë rrathët e zinj, rrudhat dhe qeskat poshtë syve. Mjafton të jeni të kujdesshëm dhe të mos e harroni asnjëherë.

Cili është produkti që rekomandohet dhe është efektiv për të eleminuar rrathët e zinj poshtë syve?

REPARANDO by SKIN NOVIS, është krem rigjenerues, i cili falë përbërësve redukton rrathët e zinj poshtë syve, duke i dhuruar lëkurës një pamje rinore dhe rrezatuese. Ky krem ka gjithashtu efekt anti-age, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe lufton rrudhat. Kremi ka në përmbajtje përbërës organik si: Gjalpi i dhisë, gjalpi shea, kalendula, trumza, sherebela, bari i pezmit dhe produkte blete. REPARANDO është formuluar me përbërës që hidraton lëkurën në thellësi, parandalon rrudhat dhe njollat e moshës, promovon prodhimin e kolagjenit. Falë përbërësve organik, si gjalpi i dhisë depërton në 8 shtresa të sipërfaqes së lëkurës duke forcuar lëkurën, dhe duke e përmirësuar teksturën e lëkurës.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!