Home Mirëqenia Pse po djersit kaq shumë? Le të hetojmë bashkë …

Pse po djersit kaq shumë? Le të hetojmë bashkë …

by E Ll

Të djersisësh herë pas here është diçka e mirë për shëndetin. Djersitja është mbrojtëse dhe e dobishme, por mund të jetë dhe e pakëndshme.

Përse djersitemi?

Djersitja është një proces mbrojtës që na ndihmon të mos mbinxehemi. Ndërsa djersitemi, uji avullon në lëkurën tonë, duke na freskuar sadopak.

Duke qenë se uji kërkon një sasi të konsiderueshme nxehtësie për të ndryshuar temperaturën e tij, djersitja shpërdan nxehtësi në lëkurë përmes poreve. Shembull mund të jetë djersitja kur je sëmurë dhe jep ethe.

Djersitja gjithashtu mund të ndodhë kur ndiejmë emocione të caktuara si zemërimi, ankthi, stresi, dashuria, etj. Edhe ndryshimet hormonale gjithashtu mund të na bëjnë të djersitemi. Ka raste kur dhe konsumimi i alkoolit sjell djersitje.

Përfitimet e djersitjes

Përveç ftohjes së lëkurës, djersitja siguron edhe disa përfitime të tjera.

Filtron toksinat (si arseniku, mërkuri, dhe kadmiumi) nga trupi.

Në një farë mënyre hidraton lëkurën.

Vret bakteret e dëmshme në sipërfaqen e lëkurës.

Çfarë do të thotë nëse djersit shumë gjatë stërvitjes?

Në përgjithësi, djersitja do të thotë që po nxehesh, gjë që ndodh kur ushtrohen muskujt. Pra gjeneron nxehtësi. Djersitja e shumtë do të thotë që po ushtrohesh më shumë se zakonisht ose po ushtrohesh në një mjedis më të nxehtë se zakonisht. Gjithashtu djersitja mund të ndikohet nga veshja.

Djersitja e tepërt tek disa njerëz mund të vijë si pasojë e një gjendjeje të quajtur hyperhidrosis. Hiperhidroza prek 3% deri në 6% të popullsisë dhe i bën të djersisin relativisht më shumë se shumica e popullsisë.

Hiperhidroza prek 3% – 6% të popullsisë dhe i bën të djersisin relativisht më shumë se shumica e popullsisë.

Por, çfarë do të thotë nëse mezi djersitesh gjatë stërvitjes?

Nëse mezi djersitesh gjatë stërvitjeve, përgjigja e thjeshtë mund të jetë se nuk po punon aq shumë sa të nxisësh djersitjen. Sa intensivisht duhet të stërvitesh për të djersitur varet nga ti.

Një faktor tjetër që duhet të kesh parasysh është dehidratimi.

Sigurohu të pish mjaftueshëm ujë para, gjatë dhe pas stërvitjes në mënyrë që trupi të prodhojë djersë. Nëse stërvitesh për më shumë se një orë ose je nën temperatura të nxehta, mund të konsiderosh zëvendësimin e mineraleve si natriumi, magnezi me diçka tjetër. Në këtë rast, marrja e një shtese elektroliti është një ide e mirë.

Përveç mjedisit, mund të ndikojnë disa faktorë në sasinë e djersitjes së një personi:

Mosha: Teksa plakemi gjëndrat e djersës tkurren dhe prodhojnë më pak djersë.

Gjinia: Meshkujt djersiten më shumë se femrat.

Niveli i fitnesit: Atletët e nivelit më të lartë mund të djersiten më lehtë dhe më shpesh.

Pavarësisht të gjithave djersitja e tepërt, në kuptimin e vërtetë dhe mjekësor të saj ndodh vetëm nëse personi ka hiperhidrozë. Mos u shqetëso, të gjitha rastet e tjera të djersitjes janë një reagim krejtësisht normal ndaj mbinxehjes.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!