Home Mirëqenia Përse plakemi?

Përse plakemi?

by admin

Ka përgjigje të ndryshme shkencore dhe filozofike, por ne do t’ju prezantojmë vetëm disa prej tyre. Përgjigja për këtë pyetje është e lidhur me vdekjen e qelizave të cilat çojnë në një mosfunksionim të sistemeve.

Për shembull, qelizat pigment në indet e qimeve të cilat lirojnë pigmentin e quajtur melaninë gradualisht vdesin dhe kjo është arsyeja pse flokët tona bëhen të bardha.

Njerëzit po humbin forcën e gjymtyrëve deri në 10% në dekadë pas moshës 50 vjeçare. Neuronet e lidhura me fibrat e muskujve gjithashtu vdesin si neuronet në tru. Sapo të hyjmë në moshën 30 vjeçare, truri ynë fillon të tkurret me 2-3% në dekadë.

Ka shumë teori që e shpjegojnë plakjen fizike dhe të gjitha ato punojnë së bashku. Sipas gjenetikëve, plakja është para-programuar në gjenet tona. Kjo teori pretendon se kodi ynë gjenetik është përgjegjës për jetëgjatësinë tonë. Kjo do të thotë se gjenet tona e përcaktojnë se sa do të jetojmë. Por, çfarë nëse ne mund ta ndryshojmë këtë kod gjenetik, për ta zgjatur jetëgjatësinë?

Sipas një teorie të quajtur ‘teoria e dëmtimit’, besohet se reaksionet kimike në trup përfundimisht prodhojnë defekte të pakthyeshme në molekulat tona. Për shembull, dëmi mund të shkaktohet në qelizat njerëzore nga radikalet e lira të oksigjenit të cilat janë produkte të metabolizmit të oksigjenit.

Sugjerohet se antioksidantët si vitamina C dhe E i shkatërrojnë radikalet e lira, por nuk ka ende prova të mjaftueshme që e konfirmojnë këtë. Në kërkim për një rini të përjetshme, duhet ta dini se kufizimi i kalorive mund të minimizojë reagimet e radikaleve të lira dhe të zgjasë jetëgjatësinë, forcojë sistemin imun dhe gjithashtu të pengojë zhvillimin e disa formave të kancerit.

Deri tani, ju vetëm mund të ‘ngadalësoni’ pak procesin e plakjes. Para së gjithash, ju duhet të jeni fizikisht aktiv për shkak se mungesa e aktivitetit fizik e shpejton procesin e plakjes. Përmirësojeni kualitetin e jetës, pasi që plakja fizike mund të përshpejtohet nga faktorët gjenetik, edhe pse faktori gjenetik është gjithashtu me ndikim të madh.

Ushtrime të rregullta, perime dhe fruta; këto janë sekreti i vërtetë për një rini më të gjatë!

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!