Home Flokët Përfitimet e mentes për flokët

Përfitimet e mentes për flokët

by admin

Ka shumë arsye të mira për t’a bërë bimën e mentes një pjesë të ritualit tuaj të kujdesit për lëkurën e kokës.

Çfarë është Mentja?

Mentja është një bimë vendase në Lindjen e Mesme dhe në Evropë; tashmë kultivohet në shumë rajone të botës. Bima e mentes ka gjethe të gjelbërta të errëta me damarë rozë; lulet e saj janë livando deri në vjollcë.

Çfarë përmban?

Bima e mentës ka përqendrime të larta të pulegonit, mentolit, mentonit, acetatit metil, limonenit, beta-pinenit dhe beta-kariofilinës. Gjithashtu përmban mentol i cili është përgjegjës për erën e mentes dhe ndjesinë e freskisë.

Mentja është një agjent antimikrobik, vazodilatues dhe anti-inflamator, të gjitha arsyet që tregojnë se nxit rritjen e flokëve dhe ndihmon në lehtësimin e kruarjes së kokës.

Vazodilatimi ose zgjerimi i enëve të gjakut shkakton përmirësimin e rrjedhjes së gjakut; sjell më shumë vitamina thelbësore që shërbejnë si antioksidantë dhe lëndë ushqyese në gjëndrat ku rrënjëzohen flokët. Aftësitë anti-mikrobike dhe anti-inflamatore të mentës e bëjnë atë një zgjedhje ideale për të parandaluar dhe lehtësuar zbokthin, dermatitin dhe djegien ose kruajtjen.

Mentja vepron si një tonik efektiv i flokëve si dhe zvogëlon ndjesinë e kruajtjes të lidhur me zbokthin. Nxit rritjen e flokëve; jep ndjesi shpimi gjilpërash kur masazhohet në lëkurën e kokës, që do të thotë se po punon në balancimin e niveleve të pH. Kjo ndihmon në neutralizimin e efektit të prodhimit të tepërt të yndyrës. Kjo stimulon gjëndrat e flokëve dhe rrit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, duke nxitur rritjen e flokëve.

Hidraton gjëndrat e flokëve: hidraton gjëndrat e flokëve nga brenda për t’ju dhënë flokë me shkëlqim dhe të butë. Fërkoni disa pika vaj mente në duart tuaja dhe zbuteni atë përmes flokëve. Mund të përdoret gjithashtu me mjete për drejtimin e flokëve si serum për mbrojtjen e flokëve.

Si ta përdor menten?

Shikoni për produktet që bëhen me mente.

Shumë produkte përfshijnë Peppermint në formulim, por shikoni me kujdes përbërësit sepse ato produkte që kanë një aromë mente mund të përmbajnë vetëm mentol, i cili është vetëm një përbërës i Peppermint, dhe jo vetë bima e mentes; sigurohuni që të shihni emrin latin “Mentha Piperita”.

SOLIDUM – Spraj kundër rënies së flokëve nga SKIN NOVIS përmban:

  1. Hithër të certifikuar organike
  2. Bimën e bishtit të kalit
  3. Mente

Përdoret nga të gjitha moshat dhe për të dyja gjinitë.

Përdorimi: Spraj SOLIDUM aplikohet në flokë gjysëm të tharë, pas larjes, dy herë në javë. Pas aplikimit të tij, nuk ka nevojë për shpëlarje. Koka duhet të jetë poshtë, fillon aplikimi i spray-it nga rrënja dhe deri në komplet gjatësinë e flokut. Bëhet pak masazh në skalpin e kokës dhe flokët mundësisht, lihen të thahen në mënyrë natyrale (ose të ekspozuara ndaj diellit në stinët e ngrohta)

SOLIDUM: Ndalon rënien e flokëve, nxit rritjen, ju jep flokëve volum, shkëlqim, i hidraton, i ushqen dhe ndihmon në rigjenerimin e tyre.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!