Home Horoskop Për pak vjen Ekuinoksi i Vjeshtës. Si dhe sa të prek ty?

Për pak vjen Ekuinoksi i Vjeshtës. Si dhe sa të prek ty?

by E Ll

Ky ekuinoks ka potencialin të jetë një pikë kthese e madhe. Por a do të përfitosh nga kjo gjë?

Ndërsa dielli po perëndon, moti dhe ngjyra e gjetheve nuk do të jenë gjërat e vetme që ndryshojnë. 22 shtatori shënon ekuinoksin e vjeshtës dhe një ngjarje të rëndësishme në kalendarin astrologjik. Gjatë një ekuinoksi, sasia e dritës së ditës është e barabartë me sasinë e natës – diçka që ndodh vetëm dy herë në vit.

Në aspektin astrologjik, ekuinoksi i vjeshtës shënon momentin kur dielli lëviz në shenjën e Peshores. Në astrologji, ekuinoksi pranveror është viti i ri, dhe ekuinoksi i vjeshtës është një pikë mesi. Është një moment kur energjia ndryshon rrënjësisht për të na çuar në sezonin e ardhshëm.

Disa shenja do të kenë më shumë fat se të tjerat për shkak të marrëdhënies së tyre pozitive me Peshoren, ndërsa shenjat e tjera do ta kenë këtë periudhë më të vështirë.

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Një nga shenjat që qëndron në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Peshoren është Dashi. Shenja dalluese e Dashit është se ata e dinë se ku qëndrojnë. Shenja dalluese e Peshores është se ata testojnë veten kundër të tjerëve. Pra, ka një tension mes tyre. Mënyra më e mirë që Dashi të përfitojë nga ekuinoksi i vjeshtës 2021 është të përulen pak nga vetja duke nxjerrë një faqe nga libri i Peshores dhe të shohin se si mund të mësojnë nga njerëzit përreth tyre. Kjo mund të jetë me partnerin e tyre romantik, mikun ose partnerin e biznesit – me njerëz që me të vërtetë mund t’i ndihmojnë të gjejnë ekuilibrin brenda vetes. Nëse je dash merr perspektivën që të nevojitet duke iu drejtuar aleatëve më të fortë për të të shoqëruar gjatë pjesës tjetër të këtij viti.

Demi (20 Prill – 20 Maj)

Ashtu si Peshorja, Demi sundohet nga Venusi. Kjo karakteristikë e përbashkët u jep demave një këmbë të lehtë gjatë kësaj kohe transformuese sepse ata tashmë janë duke u përshtatur me energjinë e bollshme të Peshores. Venusi është energjia e dashurisë dhe bukurisë. Me të vërtetë, kjo është cilësia që e bën jetën të vlefshme për t’u jetuar. Gjatë ekuinoksit të vjeshtës, njerëzit e lindur nën këtë shenjë duhet të mendojnë për atë që u jep qëllim. Për Demin, kjo do të ketë të bëjë me gjetjen e ekuilibrit brenda vete. Është koha për të reflektuar mbi atë që bën çdo ditë mirë dhe si ta bësh çdo ditë edhe më mirë duke balancuar detyrat e tjera.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Binjakët janë një shenjë ajri, si Peshorja, kështu që kjo ka potencialin të jetë një kohë vërtet frytdhënëse. Binjakët do të kenë një fluks të bukur energjie nëse mund të gjejnë ekuilibrin e lojës dhe [strukturës] në jetën e tyre. Binjakët mund të kenë një energji dhe një mendje aktive. Nëse je binjak është koha të marrësh në konsideratë stimulimin e kuriozitetit intelektual. Në parim, është koha për t’u përqëndruar. Por kjo nuk do të thotë që duhet të sakrifikosh gëzimin!

Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)

Gaforrja është një shenjë kardinale, si Peshorja. Gaforreve do t’u ofrohet një sfidë për të gjetur ekuilibrin aty ku ndoshta ka pasur kënaqje të tepërt ose nën-kënaqje sepse gaforret kanë tendencën të kujdesen vërtet mirë për veten e tyre, ose aspak. Ndonjëherë kujdesen shumë për mirëqenien e të tjerëve, duke sakrifikuar nevojat e tyre. Herë të tjera, përqendrohen shumë në lëpirjen e plagëve të tyre dhe nuk arrijnë të jenë produktivë. Peshore, ekuinoksi i vjeshtës mund të të hapë sytë veçanërisht kur bëhet fjalë për ekuilibrin punë-jetë.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Për luanët është një kohë e shkëlqyeshme për të filluar aktivitete të reja. Do ishte perfekte nëse luanët do udhëtojnë përreth dhe mësojnë gjëra të reja. Pasionin e tyre të zjarrtë për jetën duhet ta drejtojnë edhe tek të tjerët. Nëse je luan shpresoj që këto fjalë frymëzuese të të japin forcën dhe vëmendjen e duhur, dhe pse ti i kërkon çdo ditë.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Virgjëresha është një shenjë që i përmbahet fort motos: “Nëse dëshiron që diçka të bëhet siç duhet, bëje vetë”. Energjia Peshore e ekuinoksit të vjeshtës 2021 do ta sfidojë atë ide. Shenja dalluese e Virgjëreshës është se ata janë në gjendje të organizojnë botën materiale vërtet mirë. Kjo është një kohë e shkëlqyeshme për të ndërtuar besimin tek njerëzit e tjerë. Ata mund të mos bëjnë diçka ashtu siç do ta bëje ti nëse je virgjëreshë, por do të habitesh për mirë kur shpiket ose shtohet diçka që të ndihmon të ecësh përpara.

Duhet t`i lëshosh pak frenat, sepse nëse e bën këtë, ka të ngjarë të shohësh një kthim pozitiv. Gjithashtu kjo kohë e vitit është ideale për të përfunduar një projekt në të cilin ke punuar. Është sezoni i korrjes, kështu që shko përpara dhe mblidh frytet e punës së vështirë.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Peshore, është fjalë për fjalë koha për të shkëlqyer! Ti kalon shumë kohë duke gjykuar veprimet personale kundër atyre të të tjerëve, duke pyetur nëse mënyra se si ec për jetën është me të vërtetë rruga e duhur. Tani për tani, është sezoni yt, kështu që është koha të përqafosh atë që je dhe t’i besosh vetes pak më shumë. Për Peshoret, gjithçka ka të bëjë me prirjen drejt vetes.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Sezoni i Peshores vjen drejtpërdrejt para sezonit të Akrepit, që do të thotë se Akrepët po përgatiten ngadalë për kulmin e tyre. Kjo është një kohë përgatitore për Akrepin për t’i lënë ata të shohin dritën dhe errësirën e situatave.  Akrepi duhet të kuptojë se nuk mund të mikromenaxhojë ose të shtypë emocionet. Pranimi i gëzimit dhe dhimbjes është çelësi tani për t’u bërë gati për të përfituar plotësisht nga sezoni i tyre i ardhshëm.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Ashtu si Binjakët, edhe Shigjetari është një shenjë kurioze dhe energjike. Ekuinoksi i vjeshtës do të donte t’i shihte ata me të vërtetë ta përqëndrohen në detyra të veçanta. Në fillim të vitit, mund të ketë shumë gjëra që Shigjetarët kanë dashur t`i bëjnë. Kjo kohë e vitit është për të vendosur se në çfarë do të duan të punojnë. Nëse je Shigjetar në këtë periudhë përdor natyrën miqësore dhe intelektuale për të arritur qëllimet, nga të cilat do të përfitosh jo vetëm ti, por edhe ata përreth.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Nëse ka një shenjë që nuk e ka problem të bëjë punë të vështirë, është Bricjapi. Por puna që Peshorja do të kërkonte nga Bricjapi është më filozofike. Bricjap, mos mendo vetëm se cilat janë qëllimet e tua, por pse i ke ato synime. Hidhi një sy përparësive. Ngrije kokën nga puna personale dhe shiko tablonë e madhe: A po krijoj diçka të bukur? Planifikoje pjesën tjetër të vitit 2021 sipas mënyrës se si i përgjigjesh asaj pyetjeje.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

Shumë prej nesh ndiejnë një zhgënjim të madh ndërsa ende luftojmë duke jetuar nën COVID-19, por ndoshta askush më shumë sesa Ujori. Puna dhe marrëdhëniet personale vijnë gjithashtu me zhgënjimet e tyre, dhe Ujori është ndjerë i bllokuar kohët e fundit. Ujori është një shenjë ajri si Peshorja, kështu që energjia tani është e pjekur për të kapërcyer modelet e vjetra të mendimit. Ujor, duhet të hysh në diçka që të jep një perspektivë më të gjerë.

Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Peshqit kanë një prirje për arratisje dhe ata mund të ndihen të tronditur ndërkohë që hyjnë në këtë hapësirë të re sezonale. Për Peshqit, ky është një moment që ata duhet të riafirmojnë se nuk po ikin nga synimet që i kanë vënë vetes.

Fuqia e kësaj shenje qëndron në kapacitetin e saj emocional, kështu që gjëja më e mirë për Peshqit që të bëjnë në ekuinoksin e vjeshtës është të hedhin një vështrim më të thellë në marrëdhëniet e tyre me miqtë, familjen ose partnerët romantikë dhe potencialisht të përfshihen në biseda të vështira.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!