Home Këshilla Për aknet e shkaktuara nga maska ka një zgjidhje shumë më të lehtë nga ç’mendoni: Ja çfarë sugjerohet të bëni!

Për aknet e shkaktuara nga maska ka një zgjidhje shumë më të lehtë nga ç’mendoni: Ja çfarë sugjerohet të bëni!

by admin

Acarimi i lëkurës nga mbajtja e maskave mund të jetë kthyer në shqetësim për shumë njerëz. Lajmi i mirë është se rutina për ta mbrojtur fytyrën është shumë, po shumë e thjeshtë.

Një hile e lehtë dhe 30-sekondëshe: Lani fytyrën direkt sapo hyni në shtëpi! Sigurisht, pasi keni larë fillimisht duart.

Mjekët thonë se maskat e fytyrës krijojnë fërkim dhe lagështi, që çon në shfaqjen e akneve, por për të parandaluar këtë larja dhe hidratimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm. Megjithatë, duhet bërë kujdes sepse larja e shpeshtë e fytyrës mund të jetë po aq e dëmshme sa shmangia e këtij procesi. E njëjta gjë vlen edhe me hidratimin!

Çelësi është të përdorni një larës të butë ose sapun që ruan barrierën e lëkurës, por ndihmon në pastrimin e përzierjes së djersës apo papastërtive të tjera që sjell maska. 

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!