Home News Një raketë ruse do të bëjë zbritje të pakontrolluar në Tokë

Një raketë ruse do të bëjë zbritje të pakontrolluar në Tokë

by E Ll

 Një raketë ruse pritet të rihyjë në atmosferën e Tokës të mërkurën në një zbritje të pakontrolluar.

Pjesa më e madhe e raketës pritet të digjet ndërsa zhytet në atmosferë, kështu që me gjasë nuk do të ketë dëme të mëdha kur të godasë.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, raketa e rëndë Angara-A5 u lëshua në 27 dhjetor për të testuar përforcuesin Persei.

Holger Krag i Agjencisë Evropiane të Hapësirës tha për CNN se askush nuk mund të thotë se ku do të ulet përforcuesi i raketës në fazën e sipërme.

“Është e sigurt të thuhet se në 24 orët e ardhshme do të jetë në rënie, por ku, askush nuk mund të thotë, sepse në dritaren e disa orëve do të bëjë disa revolucione në mbarë globin”, tha Krag.

Pjesa e sipërme e asaj rakete nuk digjet dhe po bie në Tokë.

Raketa kishte për qëllim të transportonte një ngarkesë bedel në orbitë të lartë, por testi dështoi.

Këto janë mbeturinat e fundit hapësinore që bien nga orbita. Vitin e kaluar, raketa kineze Long March 5B ra e pakontrolluar në Oqeanin Indian.

Në nëntor, Shtetet e Bashkuara kritikuan si “të pamatur” një test rakete ruse, mbeturinat e së cilës rrezikuan astronautët që punonin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!