Home Mirëqenia Një bilioner, një e mbijetuar nga kanceri … Kush tjetër do të jetë në misionin e SpaceX?

Një bilioner, një e mbijetuar nga kanceri … Kush tjetër do të jetë në misionin e SpaceX?

by E Ll

Për herë të parë të mërkurën, SpaceX do të dërgojë në orbitë një ekuipazh të përbërë tërësisht nga civilë, pa një astronaut profesionist në bord.

Katër pasagjerët supozohet se do të mishërojnë hapjen e hapësirës për të gjithë njerëzimin, duke i dhënë misionit emrin: Inspiration4.  (Frymëzim4)

Bilioneri Jared Isaacman, qëndron prapa projektit. Ishte ai që caktoi misionin me shpenzimet e tij, duke ftuar tre persona anonimë që t’i bashkoheshin, përmes një procesi përzgjedhjeje mjaft origjinal. Çdo vend është caktuar të përfaqësojë një vlerë të caktuar. Tani, cilët janë ata dhe si përfunduan me një vend, dhe si mund ta përballojë z. Isaacman aventurën më ambicioze të turizmit hapësinor deri më tani?

Jared Isaacman, piloti bilioner

Isaacman është komandanti i misionit.

38-vjeçari amerikan është themeluesi dhe CEO i Shift4 Payments, një kompani e cila u ofron dyqaneve dhe restoranteve një shërbim për përpunimin e transaksioneve të kartave bankare. Ai e krijoi atë kur ishte 16 vjeç, nga bodrumi i shtëpisë së familjes.

Tani 38 vjeç, Isaacman ka një pasuri neto të vlerësuar prej 2.5 miliardë dollarësh.

Edhe pse asnjë çmim nuk është zbuluar për misionin, një lëshim i vetëm i një prej raketave Falcon 9 të ripërdorshme të SpaceX besohet të kushtojë rreth 50 milion dollarë – mirë brenda mundësive të zotit Isaacman.

I apasionuar pas pilotimit, Isaacman mban një rekord për fluturimin nëpër botë me një avion të lehtë dhe është i kualifikuar për të fluturuar disa avionë ushtarakë. Në vitin 2012, ai themeloi një kompani që ofron trajnime për pilotët e Forcave Ajrore të SHBA, të quajtur Draken International.

Në vitin 2008, ai ishte dëshmitar i ngritjes, në bordin e një rakete ruse në Kazakistan. Gjithashtu ishte një prej turistëve të parë privatë që vizitoi Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, Richard Garriott. Pas asaj eksperience ishte ai që kontaktoi me SpaceX.

Vendi i tij përfaqëson “Udhëheqjen”.

Hayley Arceneaux, e mbijetuar nga kanceri

Kur ishte fëmijë Arceneaux u trajtua për kancerin e kockave në Spitalin e Shën Jude në Memphis, Tennessee, për të cilin Jared Isaacman organizoi një mbledhje fondesh dhe po përdor Inspiration4 për të mbledhur 200 milion dollarë për spitalin. Tani ajo punon atje sot si asistente mjeke.

Në moshën 29 vjeçe, Arceneaux do të jetë amerikania më e re që do të dërgohet në orbitë rreth Tokës, dhe personi i parë me një protezë që do të shkojë në hapësirë.

Gjithashtu do të jetë menaxherja mjekësore për misionin.

Vendi i saj përfaqëson “shpresën”.

Sian Proctor, profesoreshë dhe kandidate për astronaute

Proctor, 51 vjeç, jep mësim mbi gjeologjinë në një kolegj të vogël në Arizona.

E lindur në Guam, babai i saj punoi në NASA gjatë misioneve Apollo. Ajo mori pjesë në një eksperiment në Hawaii që simulonte jetën në Mars, dhe aplikoi dy herë në NASA për t’u bërë astronaute.

Në vitin 2009, ajo ishte ndër finalistet nga më shumë se 3.500 kandidatë për këtë pozicion. Ajo do të jetë gruaja e katërt afrikano -amerikane që shkon në hapësirë.

Proctor do të jetë pilotja e misionit, duke ndihmuar komandantin.

Ajo fitoi vendin e saj, i cili përfaqëson “prosperitetin”, duke krijuar një faqe shitjesh online të lidhur me hapësirën, si pjesë e një konkursi sipërmarrës të organizuar nga kompania e Isaacman.

Chris Sembroski, veterian i Forcave Ajrore

Një veteran 42-vjeçar i Forcave Ajrore të SHBA që shërbeu në Irak, Sembroski tani punon në industrinë e aeronautikës, për Lockheed Martin në shtetin e Uashingtonit.

Ai u zgjodh pasi bëri një donacion si pjesë e një fondi për Spitalin e Shën Jude.

Semborski do të ndihmojë në menaxhimin e ngarkesave në bord dhe në komunikimin me Tokën.

Vendi i tij përfaqëson “bujarinë”.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!