Home Lëkura Mbrojtje organike ndaj rrezeve ultraviolet apo kimike, sintetike?

Mbrojtje organike ndaj rrezeve ultraviolet apo kimike, sintetike?

by admin

  • Çfarë e bën një produkt organik të duhurin për t’u mbrojtur nga rrezet ultraviolet?

Përgjigjja është tepër e thjeshtë sepse produktet organike janë frymëzuar dhe kanë përmbajtje nga natyra, në vend të kimikateve sintetikë.  Ne produktet e tjera jo organike do të gjeni kimikate sintetikë, parabene, konservues të ashpër që do t’a dëmtojnë lëkurën tuaj, mund t’a irritojnë.

  • A janë produktet organike ndaj rrezeve ultraviolet më të sigurta?

Janë ngritur tepër shqetësime rreth përbërësve kimikë që përdoren në produktet jo-organike të kujdesit ndaj rrezeve ultraviolet. Përbërësit kimik mund të ndikojnë në nivelin e hormoneve, mund të kenë efekte anësore të ndryshme. Përbërësit sintetikë përthithen lehtë nga lëkura dhe mund të arrijnë deri tek qumështi i gjirit. Gjithashtu mund të irritojnë lëkurë. Nëse lëkura juaj është sensitive, nëse ju jeni shtatzëne, nëse po blini nje krem hidratues që të mbrojë foshnjën, fëmijën tuaj nga rrezet ultraviolet ose nëse dëshironi t’i dhuroni vetes kujdesin e duhur zgjidhni një produkt organik që ta kryej këtë funksion.

  • A mund të përdor krem ​​hidratues për diellin nëse kam ekzemë ose lëkurë të ndjeshme?

Produktet organike të kujdesit ndaj rrezeve ultraviolet e ndihmojnë ekzemën duke e qetësuar ndryshe nga produktet jo-organike të cilat e përkeqësojne. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, dhe dëshironi të zgjidhni produkte organike që nuk përmbajnë kimikate, përbërës sintetike apo toksina të ndryshme ju sugjerojmë të zgjidhni produkte organike që kanë në përmbajtje kalendulë ose sherebelë të cilat i ofrojnë lëkurës dhe që janë përbërës miqësor për lëkurën.

  • Mbrojtje organike nga rrezet ultraviolet për foshnjat dhe fëmijët

Nëse jeni duke kërkuar për një produkt organik që i’u ofron mbrojtje ndaj rrezeve ultraviolet dhe është për të gjithë sigurohuni që të ketë përbërës organik!

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!