Home Lëkura Sipërmarrësja kozmetike rekomandon kremin rigjenerues 7 në 1 që e preferojnë të gjitha vajzat dhe gratë

Sipërmarrësja kozmetike rekomandon kremin rigjenerues 7 në 1 që e preferojnë të gjitha vajzat dhe gratë

by admin

Sipërmarrësja dhe influencer në botën e kozmetikës, Arsida Cerpja rekomandon kremin rigjenerues 7 në 1 që po e preferojnë të gjitha vajzat dhe gratë.

Nëse lëkura juaj ka nevojë për kujdes, SKIN NOVIS ka sjellë një produkt për të trajtuar çdo lloj lëkure, REPARANDO. Ky produkt është i domosdoshëm për kujdesin ndaj lëkurës – dhe nuk është për t’u habitur që adhuruesit e bukurisë tashmë janë fiksuar pas tij.

Pas një dimri të gjatë dhe frekuentimi i ambienteve të mbyllura, lëkura jonë ka nevojë për dashuri dhe kujdes serioz. Nëse vuani nga lëkura e ndjeshme, e thatë, apo të yndyrshme, REPARANDO është produkti perfekt për ta integruar në përditshmërinë tuaj.

Me aromë karakteristike bimore, i bërë me përbërës me origjinë organike të certifikuar, është i shkëlqyeshëm për trajtimin e çdo lloj lëkure dhe cilësitë e gjalpit të dhisë do ti falin lëkurës një vello të butë e cila nuk ngjitet dhe nuk është e yndyrshme.

Pjesa më e mirë, kremi zgjat për një periudhë 3-4 mujore. Mjafton një sasi e vogël dhe lëkura ushqehet, rigjenerohet dhe duket e plotë që në përdorimet e para.

Marka SKIN NOVIS krijoi këtë produkt – REPARANDO – multi-tasker, 7 në 1

Nëse jeni duke kërkuar për një produkt që i bën të gjitha në një, REPARANDO vepron si një krem rigjenerues, anti age, anti ekzema dhe psoriazë, maskë intensive, primer, pastrues makeup-i dhe madje edhe një produkt për fëmijë me lëkurë delikate.

Kremi rigjenerues është formuluar me 7 përbërës, duke përfshirë: gjalpë dhie, gjalpë shea ushqyes, kalendulë, trumzë, sherebelë, bar pezmi dhe produkte blete të cilët synojnë të japin lëkurës butësi, elasticitet, freski.

Gjalpi i dhisë është përdorur që në antikitet si rigjenerues për lëkurën dhe rekomandohet shumë edhe nga ekspertët e lëkurës pasi është i pasur me vitamina A, D dhe E, proteina, minerale dhe elemente gjurmë të çmuara. Mineralet e gjendura në të, ndihmojnë në zbardhjen e lëkurës dhe uljen e pigmentimit. REPARANDO përdoret edhe tek rrathët e zinj poshtë syve. Redukton skuqjet e lëkurës, aknet, zvogëlon poret e zmadhuara dhe hidraton lëkurën. Redukton skuqjen e lëkurës pasi ka efekt anti-inflamator dhe antimikrobial.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!