Home Lëkura Ky na qenka malli kinez të cilit i besojnë miliona njerëz…

Ky na qenka malli kinez të cilit i besojnë miliona njerëz…

by E Ll

Lëkura është organi më i madh dhe më i dukshëm i çdo njeriu. Por ndryshon nga shumë organe në një mënyrë të thjeshtë: kur je duke përjetuar një problem shëndetësor, me siguri lëkura do të të paralamërojë.

Kjo ide ka çuar në një gamë të gjerë teknikash të dizajnuara për të ndihmuar në kujdesin ndaj fytyrës. Hartimi i fytyrës është një prej tyre. Rrjedh nga një besim i lashtë kinez sipas të cilit lëkura e një personi është një reflektim i shëndetit të tij të brendshëm.

Lexo më poshtë për të mësuar rreth hartës kineze të fytyrës.

E njohur si mien shiang, që përkthehet drejtpërdrejt si “lexim i fytyrës”, harta kineze është një praktikë 3.000 vjeçare.

Kur ka një çekuilibër trupor, thuhet se lëkura do ta tregojë këtë përmes puçrrave, skuqjes ose thatësisë. Vendndodhja e këtyre njollave në fytyrë supozohet se përfaqëson organin që është prekur.

Edhe pse nuk ka asnjë bazë të vërtetë shkencore për hartimin e fytyrës, shumë njerëz ende e praktikojnë këtë mënyrë. Nëse je e/i interesuar ta provosh, këtu është një përmbledhje e asaj që praktikuesit e Mjekësisë Tradicionale Kineze (TCM) besojnë se përfaqëson çdo zonë e fytyrës.

Balli

Balli është i lidhur me sistemin tretës. Gjendjet shëndetësore si sindroma e zorrëve të irritueshme mund të shfaqen në ballë përmes krisjeve të holla ose linjave. Të njëjtën gjë mund të shfaqë dhe një dietë e dobët, mungesa e gjumit dhe rritja e niveleve të stresit.

Tempujt

Tempujt përfaqësojnë veshkat dhe fshikëzën. Infeksionet ose inflamacioni në këto zona mund të paraqiten përmes akneve. Edhe barnat që nuk pajtohen me trupin tënd gjithashtu mund të kenë një efekt këtu.

Vetulla

Hapësira midis vetullave korrespondon me mëlçinë. Mëlçia luan një rol detoksifikimi, kështu që toksinat nga emocionet negative ose një dietë e keqe mund të jenë të dëmshme për këtë zonë të fytyrës.

Sytë

Pjesa poshtë syve lidhet me lëngjet trupore. Stresi ose mungesa e ujit mund të çojë në fryrje, qese në sy ose qarqe të errëta.

Hunda

Hunda është e ndarë në dy pjesë. Ana e majtë nënkupton anën e majtë të zemrës dhe e djathta lidhet me anën e djathtë. Çdo bllokim i lidhur me zemrën thuhet se shfaqet në formën e skuqjes ose pikave të zeza. Vajosja ose plasjet mund të jenë një shenjë e presionit të lartë të gjakut ose problemeve me kolesterolin.

Faqet

Faqet lidhen me stomakun, shpretkën dhe sistemin e frymëmarrjes. Faqet e kuqe mund të jenë një shenjë e inflamacionit të stomakut. Shpërthimet mund të lidhen me alergjitë ose çështjet e sinusit.

Goja

Goja simbolizon stomakun dhe zorrën e trashë. Ulcerat në këtë zonë mund të jenë një shenjë e shqetësimeve të stomakut ose  e një diete të papërpunuar që e detyron stomakun të shkojë në mbingarkesë për të ngrohur ushqimin.

Mjekër

Vija e nofullës dhe mjekra korrespondojnë me sistemin hormonal dhe riprodhues. Puçrrat këtu mund të lidhen me ciklin menstrual ose stresin.

Nëse ndjen ndonjë nga problemet e mësipërme është e rekomandueshme të ndryshosh aspektet e dietës ose stilit të jetesës. Kjo këshillë mund të të japë disa përfitime.


Sponsorizuar

Melisa përdor LAVA Soap – Sapun 100% organik për eleminimin e akneve

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!