Home Këshilla Këto rroba duhet t`i kesh patjetër në dollap

Këto rroba duhet t`i kesh patjetër në dollap

by E Ll

Veshja për vjeshtën? Është një sfidë.  

Prandaj këtu do të gjesh 11 elemente thelbësore të modës së vjeshtës që kurrë nuk do të të zhgënjejnë dhe mund të kombinohen në shumë mënyra.

PULOVËR KREMI

Më beso, ky tip pulovre jo vetëm të mban ngrohtë por do të shkojë me gjithçka.

XHINSE KLASIKE

Ndër vite, ndoshta ke eksperimentuar me stile të ndryshme xhinsi por duhet … thjesht të duhen një palë xhinse klasike me larje blu si opsioni më i mirë.

“JELEKU I BABIT OSE I DIKUJT ME EMRIN AGRON”

Një artikull të cilin do pëlqesh me kalimin e kohës është jeleku i thurur. Mund ta përdorësh sepse të mban ngrohtë POR mund ta përdorësh sepse është cool.

PULOVËR MARINARI

Kombinimi perfekt për xhinse blu = vijat bretonike. Bli nj pulovër të këtillë, vishe dhe ndihu si nga Franca.

XHAKETË BEZHË

Kur është akoma shumë ngrohtë për të veshur një pallto dimërore të plotë, kërko një xhaketë sportive me përmasa të mëdha. Çelësi është të shikosh për stilet që janë mjaft të bollshme për t’u veshur me disa triko bashkë. Pse bezhë? Sepse shkon me gjithçka.

FUSTAN ME KUADRATE

Lulet dhe ngjyrat e blloqeve priren të mbizotërojnë në veshjet në muajt e ngrohtë, por në vjeshtë, duhet ndryshuar pak, apo jo?

ÇIZME TË LIDHURA

Pavarësisht nëse të pëlqejnë atletet apo jo, tani është koha perfekte për të shtuar një palë çizme në dollapin për vjeshtën 2021.

FUNDET E BUTË

Ajo që më pëlqen më shumë tek fundet e rrëshqitshme është sa lehtë mund të vishen. Mund të stilohen me veshjet të trasha (ndoshta krem) dhe çizmet e trasha.

PANTALLONA LËKURE

Lëkura në vjeshtë – thjesht funksionon. Nuk mund të gabosh me një palë pantallona lëkure të zeza.

TRIKO QË LIDHET

Pjesa e përparme e mbivendosur, e mbajtur së bashku nga rripi, me të vërtetë mban nxehtësinë brenda.

BERRETË

Të këshilloj të investosh në një ngjyrë klasike të zezë, si dhe në një ton tokësor. Të dyja me siguri do të shkojnë me gjithçka që dëshiron t`i kombinosh.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!