Home Këshilla Këto rregulla bukurie duhen hedhur në kosh …

Këto rregulla bukurie duhen hedhur në kosh …

by E Ll

Disa rregulla bukurie ekzistojnë për t`u siguruar që të mos lëndohesh nga përbërës të caktuar të  produkteve,  ndërsa të tjerë kanë të bëjnë vetëm me tendencat dhe stilet. Më poshtë gjen disa mite që nuk duhet t`i ndjekësh më:

1. Duhet të përdorësh një bronzer me ngjyrë të ftohtë për të konturuar.

Konturimi dhe highlight-i patën kulmin e tyre në 2015. Edhe pse kohëve të fundit konturimi është më i butë dhe duket më i natyrshëm, akoma ekziston kjo ide e vazhdueshme; që duhet të përdorësh një nuancë të errët/gri për një kontur të duhur. Nëse ke një ton shumë të ngrohtë lëkure, duke shtuar hije gri do të bësh të kundërtën e asaj që po kërkon, do dukesh e ashpër dhe aspak natyrale. Prandaj, është më mirë të shtosh një bronzer të ngrohtë në zgavrat e faqeve. Kështu zbut tiparet dhe krijon idenë e shkëlqimit që merr kur rri në diell.

2. Nëse ke lëkurë të thatë nuk duhet të përdorësh pudër.

Disa rregulla grimi janë krijuar para se të kishim teknologjinë që ka ndryshuar katërcipërisht tregun. Nëse ke lëkurë të thatë, me siguri ke dëgjuar vazhdimisht se nuk duhet të përdorësh pudër. Por kjo ishte para se të kishim pudër që mund të rrëshqasë mbi çdo lloj lëkure. Edhe atë të thatë.

3. Një sy dramatik dhe një buzë e shkëlqyeshme bashkëëë?

Atëherë, kanë kaluar ditët e të menduarit se grimi ka të bëjë me theksimin e tipareve dhe thjesht të dukurit mirë. Grimi gjithashtu mund të shërbejë si një mënyrë e të shprehurit lirshëm si individ, mund të jetë argëtues dhe i bukur. Nuk është e nevojshme të zgjedhësh vetëm një tipar të fytyrës për ta vënë në dukje.

4. Pudra dhe fondatina nuk duhen bashkuar!

Produktet e reja të bukurisë, veçanërisht në departamentin e kremrave, janë shumë më të sofistikuara sesa ishin në të kaluarën. Dikur produktet e bukurisë kërkonin pak finesë për t’i vënë në punë. Kjo zakonisht nënkuptonte që së pari duheshin aplikuar të gjitha kremrat dhe produktet e lëngshme dhe më pas të ndiqen nga pluhurat. Tani jo më. Përzierja e kremrave dhe pluhurave i jep lëkurës shkëlqim dhe ndriçim pikërisht aty ku dëshiron, dhe e zvogëlon në vendet që nuk e dëshiron.

5. Parfumi duhet përputhur me stinën.

Çfarë ndodh nëse përdor një parfum pikant, në nxehtësinë e verës? Asgjë. Parfumi është aq personal sa mund të shkatërrojë mitin që: aroma duhet të përshtatet me stinën. Aroma mjafton të përshtatet me ty.

6. Nuk mund të përdorësh vajra nëse ke lëkurë të yndyrshme.

Shpesh na është thënë se nëse kemi lëkurë të yndyrshme ose të prirur ndaj akneve, gjithçka që përdorim duhet të jetë pa vaj. Kjo mund të frenojë shpërthimin e puçrrave dhe bllokimin e poreve për disa njerëz. Gjithsesi janë të pakta fytyrat e yndyrshme që pëlqejnë vajin. Kështu që, nëse vërtet dëshiron të heqësh të gjithë papastërtitë dhe yndyrën e panevojshme, një sapun organik është mënyra më e mirë. LAVA SOAP garanton butësisht një larje të thellë të lëkurës, dhe balancon yndyrën që mund të prodhohet. Me përbërës të certifikuar, ky sapun është krijuar posaçërisht për të trajtuar dhe punuar me lëkurën me vaj. Mund ta porosisësh këtu.

POROSIT TANI

7. Xixat të bëjnë të dukesh më në moshë…

Shumë njerëz i largohen përdorimit të rimelit të ndritshëm, xixave tek sytë dhe rouge-it nga frika se mos duken më të mëdhenj kur, në fakt, një look i tillë i shton një shkëlqim rinor dhe të shëndetshëm fytyrës dhe syve. Përdorimi i një hijeje të ndritshme ose metalike në qepallë do ta hapë syrin dhe do duket shumë herë më tërheqës.

Bota e bukurisë është e pafundme. Është akoma një botë me rregulla dhe kufizime ku shumë prej tyre janë të vjetëruara. Kështu që, më mirë krijo rregullat që të përshtaten ty dhe lëkurës tënde. Trendet ikin dhe vijnë, stili qëndron për shumë gjatë.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!