Home Këshilla Kemi parë mirë. Përfundimisht çentrot janë trend këtë verë.

Kemi parë mirë. Përfundimisht çentrot janë trend këtë verë.

by E Ll

Dielli vazhdon të shkëlqejë dhe të jetë i ngrohtë. Sigurisht që edhe ti vazhdon të dëshirosh një lëkurë të nxirë. Për shumë njerëz, kjo është koha më e mirë e vitit, që gjithashtu do të thotë se është koha për të nxjerrë rrobat e plazhit!

Nëse nuk e ke bërë dot … tani ke rastin të dukesh më në modë se kurrë. Dhe nëse ke kërkuar frymëzim në këtë drejtim, mos u shqetëso sepse me këto 10 shembuj do frymëzohesh mjaftueshëm.

1.“Lidhu!”

Shembulli i parë përbëhet nga një bikini shumë i thjeshtë – i bardhë, por që duket i mrekullueshëm kur ke filluar të nxihesh. Ky look vjen me një kthesë interesante. Mund të përmirësosh dukjen duke u mbështjellë me një shall të mëndafshtë rreth bel. Është një pamje e lehtë, por jashtëzakonisht elegante, veçanërisht nëse zgjedh një pëlhurë të ndritshme. Për një kombinim të parezistueshëm mund të vendosësh një copë të njejtë ose të ngjashme rreth kokës.

2. Fundet e shkurtër

Është e pamundur të shikosh një fotografi si kjo dhe të mos duash të kesh një veshje të tillë. Fundet me dizajn të veçantë janë pjesa perfekte për t’i shtuar look-ut për pushime, pavarësisht nëse është bikini apo një body. Fundit i shtohen disa pikë bonus nëse ka një çarje të dyfishtë. Sepse duam të shfaqësh këmbët dhe thjesht të ndihesh si një … hmmm perëndeshë. Po, perëndeshë është fjala.

3. Përputhen

Kush thotë se e vetmja gjë që duhet të jetë matchy është pjesa e sipërme dhe e poshtme e bikinit? Ka kombinime pafund që mund të bësh (përzierja e materialeve është super argëtuese dhe pak njerëz zgjedhin ta bëjnë), por gjithashtu mund të veshësh një set të kombinuar nga fillimi e deri në fund. Ky model është një shembull i përsosur.

4. Ledri- TTZ 

“Tona t’zeza, tona t’zeza”

E zeza në plazh është një ngjyrë që kërkon guxim të madh. Sidomos kur është e shoqëruar me aksesorë. Sigurisht, kjo nuk është veshja që të mundëson të rrish shtrirë në shezllon (ndërkohë që në sfond dëgjon një fëmijë duke qarë) POR është veshja që do tërheqë shumë vëmendje.

5.  Futu në rrjetë

E dimë që mbulesat janë gjëja perfekte për të hedhur kur duam të bëjmë një pushim nga dielli ose të dalim në kafenenë më të afërt për të marrë pak ujë, një koktej, ose ndonjë ushqim. Pjesët që ngjajnë si rrjetë kanë qenë gjithmonë të bukura. Dhe mund të vëmë bast se kurrë nuk do të dalin nga moda. Në këtë rast, pjesa e sipërme është njëlloj me bikinin me dy pjesë, por gjithashtu mund të gjesh pantallona të gjata, të shkurtra dhe funde me të njejtin material.

6. Diçka e rrezikshme

Nëse të është ngulitur në mendje që të kesh diçka pak më të rrezikshme dhe sensuale, një fustan i tejdukshëm si ky që shihet në këtë foto është zgjedhja që bën bam. Me çarjen në njërën anë të trupit, një pjesë e tillë është jashtëzakonisht unike dhe përshtatet me çdo formë të trupit. Plus, fakti që është i tejdukshëm do të thotë që mund të shfaqësh bikinit/rrobat e bukura të banjës.

7. Çentro televizori

Ashtu si copat e rrjetës, copat me grep gjithashtu kanë qenë pjesë e lojës së veshjeve të plazhit për një kohë të gjatë. Dhe ky stil do të vazhdojë të jetë vërdallë. Lehtësisht e kuptueshme. Është ndër modelet më cool që mund të veshësh, qoftë edhe vetëm për të bërë foto. Të kuptojmë.

8. Neoni është gjithmonë një ide e mirë

Ngjyrat neon janë të domosdoshme për verën, sepse duken bukur në lëkurat e errësuara sidomos pas nxirjes. Për shembull, ky stil mund të jetë diçka për t’u marrë parasysh. Je në një drejtim ndryshe nga shumica e njerëzve përsa i përket tendencave të verës. Është e garantuar që do të dukesh unike në plazh!

9. Nxitëse tifozësh

Na ishte njëherë një kohë kur bikinit ishin jashtëzakonisht të thjeshta dhe nuk ndryshonin shumë nga njëra tjetra përveç ngjyrës. Fatmirësisht, në dekadën e kaluar apo më shumë, stilistët u bënë gjithnjë e më krijues me pjesët që i paraqitën botës. Ky shembull përdor pompona dhe thurje me grep për të çuar një tjetër bikini të thjeshtë, në nivelin tjetër.

10.  Ylberi pastel

Po sikur të marrim konceptin e materialit të mirë dhe të thjeshtë dhe disagn-it që bie në sy dhe ta përshtatësh në gjithë veshjen? Ky model bikini është një nga veshjet e plazhit më origjinale. Plus, ngjyrat pastel janë gjithmonë një fitore e madhe. Lëkura e puthur nga dielli do të shkëlqejë nëse zgjedh diçka të tillë.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!