Home Mirëqenia Ke parë ëndërr sikur po bie? Ja shpjegimi!

Ke parë ëndërr sikur po bie? Ja shpjegimi!

by E Ll

Sapo koka të prekë jastëkun dhe të mbyllësh sytë, nuk mund të parashikohet se çfarë lloj aventure do të  marrë truri gjatë natës. Mendja ka aftësinë të krijojë disa skena seriozisht të çuditshme ndërkohë që dhe hyn në fazat më të thella të gjumit. Nëse vazhdon të shohësh ëndrra, për shembull, ku bie nga një lartësi, kjo mund të zbulojë gjëra interesante në lidhje me psikikën personale.

Këto ëndrra, të cilat për disa persona janë të zakonshme, kanë tendencë të shfaqin ëndërrimtarin (ty) që bie nga vende të larta – nga një shkëmb apo ndërtesë – ose thjesht bie nëpër qiell pa asnjë arsye të dukshme. Kuptimi dhe rëndësia e saktë e ëndrrave të tilla varet nga konteksti i ëndrrës, rrethanat e jetës së ëndërrimtarit dhe emocionet që personi mund të ketë ndjerë gjatë kohëve të fundit.

Në përgjithësi, një ëndërr ku të duket sikur po bie nga një lartësi tenton të nënkuptojë një humbje të kontrollit mbi një situatë të rëndësishme. Ajo gjithashtu tregon frikën, terrorin dhe ankthin që vjen nga humbja e kontrollit mbi një ose disa gjëra të rëndësishme. Ndjenja e rënies mund të përfaqësojë një ndjenjë pafuqie.

Por nëse merr parasysh disa të dhëna të tjera, do të jesh në gjendje të interpretosh ëndrrën më mirë.

Ëndrrat sikur bie nga qielli

Ke parë ndonjëherë ëndërr në të cilën po bie pafuqi nëpër qiell? Kjo ëndërr ka shumë të ngjarë të ndodhë kur po kalon një ndryshim të madh në jetë. Mund të interpretohet në një “rënie në të panjohurën” ose në një ndjenjë jashtë kontrolli.

Është gjithashtu e zakonshme të shohësh një ëndërr që bie nga qielli por në lëvizje “ slow-motion”. Një rënie e ngadaltë nga një vend i lartë mund të tregojë se je midis udhëkryqeve dhe nuk mund të marrësh një vendim. Në thelb do të thotë se je në pritje ose në ankth.

Ëndrrat sikur pengohesh dhe rrëzohesh

Një ëndërr tjetër e zakonshme dhe e çuditshme është ajo ku pengohesh mbi diçka, trupi tërhiqet përpara duke u përpjekur të ulë këmbët por në fakt nuk ka asgjë që ka nxitur pengesën. E gjitha është abstrakte. Kjo ëndërr mund të tregojë se je në shqetsim; të duket sikur ke ngelur mbrapa, ndoshta në shkollë ose ndoshta në karrierë. Madje mund të jesh aq në stres se mos bën gabim/e saqë përfundon duke shfaqur interpretimin e asaj që të mundon konkretisht në ëndërr.

Ëndrrat sikur bie nga një shkëmb

Një ëndërr që është padyshim afër makthit është ajo ku humb ekuilibrin edhe bie. Frikësuese është kur bie anash cepit të një shkëmbi, poshtë është humnerë ose një hapësirë e zezë. Kjo mund të nënkuptojë se je në një gjendje stresuese. Ndoshta në një situatë ku ke humbur kontakt me një pjesë të rëndësishme të jetës. Ndoshta po të mundon humbja e një personi nga shoqëria, ose humbja e një mundësie të re pune.  Një ëndërr ku bie nga një shkëmb gjithashtu mund të përfaqësojë njëlloj frike parashikuese. Pra, ti nuk mund ta dish saktësisht se çfarë do të ndodhë në X situatë, por megjithatë ke frikë që tani nga rezultati.

Ëndrrat sikur bie nga një ndërtesë

Një skenar tjetër i frikshëm është ëndërrimi sikur po bie nga një ndërtesë e lartë, e cila mund të jetë në mënyrë të ngjashme zbuluese për jetën personale. Edhe kjo lloj ëndrre nënkupton gjithashtu një “frikë nga e panjohura”. Mund të jetë një shenjë se je zhgënjyer nga vetja ose se nuk ke arritur të finalizosh një qëllim.

Ëndrrat sikur bie dhe lëndohesh

Nëse bie poshtë dhe duket se përjeton dhimbje në ëndrrën tënde, kjo mund të nënkuptojë se në jetën tënde, në një farë mënyre po vuan. Nëse bie dhe lëndohesh sepse ndoshta dikush të ka shtyrë, ka të ngjarë se mund të ndihesh e/i tradhtuar. Kjo ëndërr mund të jetë një shenjë për të shqyrtuar marrëdhëniet aktuale në jetë.

Ëndrrat ku sheh dikë tjetër duke rënë

Nëse je e/i shqetësuar për dikë – qoftë pjesë e familjes apo shoqërisë – mund të ëndërrosh, dhe me raste të shohësh qartazi personin teksa bie. Nga ana pozitive, kjo ëndërr tregon për afrimitetin dhe marrëdhënien midis jush ndërsa nga ana negative kjo ëndërr mund të jetë shenjë; ndoshta shëndeti i personit nuk është në rregull ose ndoshta personi po kalon një kohë të vështirë shpirtërore, emocionale ose financiare.

Cilado qoftë situata, shpresojmë që në përfundim ëndërrat të të dalin vetëm për mirë.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!