Home News Kancelarja “e Përjetshme” e Gjermanisë, përgatitet të largohet nga skena.

Kancelarja “e Përjetshme” e Gjermanisë, përgatitet të largohet nga skena.

by E Ll

Në detyrë për aq kohë sa u quajt “kancelarja e përjetshme” e Gjermanisë, Angela Merkel, 67 vjeç, po largohet nga politika bashkë me popullaritetin e saj.

Angela Merkel po përfundon një histori pushteti 16 vjeçare. Ajo do të jetë kancelarja e parë gjermane që do të japë dorëheqjen tërësisht me zgjedhje, edhe pse nga pas ka një brez të tërë votuesish që duket sikur kurrë nuk do të njohin një person tjetër në krye.

Mbështetësit e saj thonë se ajo siguroi udhëheqje të qëndrueshme, pragmatike edhe përmes krizave të panumërta globale.

Ndërsa kritikët argumentojnë një stil të përzier të udhëheqjes. Sipas disave Merkel-it i mungonte vizioni i guximshëm për të përgatitur Gjermaninë dhe ekonominë e saj që të mbetej kryesore për dekadat e ardhshme.

Çka është e sigurt është se ajo po lë pas një peizazh politik të thyer, gjithashtu të shoqëruar me pyetjen e hapur se kush do të qeverisë Gjermaninë, vetëm disa javë para zgjedhjeve të 26 shtatorit.

Merkeli mendjemprehtë ka shërbyer shumë në vitet e fundit si një kundërpeshë e mirëpritur për njerëzit e mëdhenj e të guximshëm të politikës globale, që nga Donald Trump e deri te Vladimir Putin. Një sondazh i Qendrës Kërkimore Pew në fund të vitit të kaluar tregoi se shumica e madhe në vendet perëndimore kanë “besim tek Merkel për të bërë gjënë e duhur në lidhje me çështjet botërore”.

Megjithatë ditët e fundit të qëndrimit të saj janë dëmtuar nga ajo që Merkel e quajti kthimi “i hidhur, dramatik dhe i tmerrshëm” i talebanëve në pushtet – një dështim në të cilin ajo ndan fajin duke qenë se dhe trupat gjermanë janë tërhequr.

Një kimiste kuantike e trajnuar e ngritur pas Perdes së Hekurt, Merkel ka qenë prej kohësh e përpiktë me elektoratin e saj që nuk dëshiron ndryshime. Ndryshimet e saj kryesore në politikë kanë reflektuar dëshirat e shumicës së madhe gjermane. Mes tyre heqja dorë nga fuqia bërthamore pas katastrofës në Fukushima të vitit 2011 dhe ka mbështetja e një koalicion të ri të gjerë të grave dhe votuesve urbanë në CDU dikur shumë konservatore.

“Mbretëresha e kursimit “

Para pandemisë koronavirus, lëvizja e saj më e guximshme – mbajtja e kufijve gjermanë të hapur në vitin 2015 për më shumë se një milion azilkërkues – dukej se kishte vendosur trashëgiminë e saj. Por ky veprim nxiti gjithashtu një parti anti-emigrante, që futi një bllok të së djathtës ekstreme në parlament për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në të njëjtën kohë, udhëheqësit e vijës së ashpër si Hungaria Viktor Orban e akuzuan atë për “imperializëm moral” me qëndrimin e saj mikpritës.

Ajo u bë udhëheqësja e Evropës gjatë krizës së eurozonës kur Berlini mbrojti shkurtimet e shpenzimeve në këmbim të huave ndërkombëtare të shpëtimit për vendet e zhytura në borxhe. Protestuesit e zemëruar e quajtën atë “mbretëresha e kursimit të Evropës” dhe e karikaturuan me veshjen naziste, ndërsa mbrojtësit e vlerësuan.

Kohët e fundit, pavarësisht hapave të gabuar të pranuar në pandeminë e koronavirusit përfshirë një vaksinim të ngadaltë, në krahasim me popullsinë nivelet e infeksionit dhe numri i vdekjeve në Gjermani kanë mbetur më të ulëta se ato të shumë partnerëve evropianë.

Udhëheqësja më e lartë e BE dhe G7, filloi si bashkëkohëse me George W. Bush, Tony Blair dhe Jacques Chirac kur u bë kancelarja më e re dhe e para femër e Gjermanisë në 2005.

Angela Dorothea Kasner, vajza e një kleriku Luterian dhe një mësueseje shkolle lindi më 17 korrik 1954 në qytetin port të Hamburgut.

Ajo shkëlqeu në matematikë dhe rusisht, gjë që e ka ndihmuar të mbajë dialogun me veteranin tjetër në skenën botërore, Putinin e Rusisë.

Merkel mbajti emrin e burrit të saj të parë, me të cilin u martua në 1977 dhe u divorcua pesë vjet më vonë.

Pas rënies së Murit të Berlinit, Merkel, e cila punonte në një laborator kimie, iu bashkua një grupi pro-demokracisë që do të bashkohej me Kristian Demokratët e Kohlit. Ndërsa ajo ngrihej në pushtet, rivalët e partisë e quanin me tallje “Mutti” (Mumje) pas shpine, por me shkathtësi – disa thonë pa mëshirë – Merkel eliminoi kundërshtarët e mundshëm.

Edhe pse emri i ka dalë në listat e dëshirave të njerëzve për poste kryesore në BE, kancelarja është shprehur se do të largohet krejtësisht nga politika.

Në qershor, teksa u pyet në udhëtimin e saj të fundit në Uashington se çfarë priste nga e ardhmja, ajo u përgjigj ” mezi pres të mos kem nevojë të ndërmarr vendime”.

Në qershor, teksa u pyet në udhëtimin e saj të fundit në Uashington se çfarë priste nga e ardhmja, ajo u përgjigj “mezi pres të mos kem nevojë të ndërmarr vendime”.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!