Home Këshilla Kalendula. Hidraton, Tonifikon lëkurën

Kalendula. Hidraton, Tonifikon lëkurën

by admin

Jemi mësuar që lulet ti shohim në kopësht, të vendosura në një vazo të cilësisë së mirë, madje edhe të vendosura në flokët tuaj – por a e dini se lulet mund të jenë po aq të mahnitshme për lëkurën tuaj? Po, vërtet. Bimët si kalendula përmbajnë shumë veti të dobishme që mund të qetësojnë, hidratojnë ose mbrojnë lëkurën tuaj. KALENDULA i përmban të gjitha më sipër; Vazhdoni të lexoni për të zbuluar se cilat janë benefitet e kalendulës në lëkurën tuaj.

Cilat janë përfitimet e lëkurës nga kalendula?

1. Anti-inflamatore

Kalendula është një lule me origjinë mesdhetare që përdoret gjerësisht në shërimin e plagëve dhe si një agjent anti-inflamator. Ka aftësinë për të parandaluar skuqjet dhe inflamacionet që ndodhin në lëkurë.

2. Veti hidratuese.

Ushqen lëkurën tuaj nga jashtë, i jep qelizave të lëkurës tuaj aftësinë për të thithur lëndë ushqyese dhe për t’i dhuruar hidratim për një kohë të gjatë (e domosdoshme për personat që kanë lëkurë të thatë). I dhuron lëkurës elasticitet, e ushqen, dhe i ofron butësi.

3. Mund të mbrojë lëkurën tuaj nga agresorët e jashtëm

Të njëjtat flavonoide që i japin aftësinë calendulës për të qetësuar lëkurën gjithashtu e bëjnë atë një mbrojtës të nivelit të lartë. Kalendula ndihmon në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimi i radikalëve të lire, ndihmon në hiperpigmentim që i shkaktohet lëkurës në shtëpi.

4. Mban lëkurën tuaj të shëndetshme

Për qindra vjet, kalendula ka qenë një përbërës i rëndësishëm për shërimin e plagëve. Karakteristikat shëruese vijnë nga aftësia e kalendulës për të rritur qarkullimin e gjakut dhe oksigjenin në lëkurë. Ky qarkullim i rritur i gjakut në lëkurën tuaj do të thotë më shumë ushqim, i cili ndihmon lëkurën tuaj të funksionojë në mënyrën më të shëndetshme dhe për këtë arsye lëkura duket plot shëndet.

5. Mund të forcojë lëkurën tuaj

Në planin afatshkurtër, përfitimet ushqyese të kalendulës ndihmojnë në mbushjen e sipërfaqes së lëkurës tuaj për t’’i dhuruar lëkurës hidratim menjëherë. Në planin afatgjatë, të dy vetitë anti-inflamatore dhe antioksiduese ndihmojnë në mbrojtjen kolagjenit dhe elastinës të lëkurës.

Cili është produkti që përmban kalendulë dhe është efektiv për të riparuar lëkurën e dehidratuar?

MERIDIEM – Spraj/ Krem hidratues me përbërës 100% organik. Falë përbërësve lëkura e përthith shumë lehtë, dhe lejon që antioksidantët e gjendur në produkt të depërtojnë më lehtë në shtresat më të thella të saj duke i ofruar hidratim. Meridiem redukton hiperpigmentimin e shkaktuar nga ekspozimi në diell, redukton inflamacionet në lëkurë sepse përmban vitaminë E. Shumëllojshmëria e përbërësve unik të përzgjedhur për këtë krem janë balancuar në mënyrë perfekte për ti ofruar hidratim, për t’a ndihmuar në zbutjen e thatësisë dhe acarimit.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!