Home Këshilla Je “bored”? Nuk di si të kalosh kohën?

Je “bored”? Nuk di si të kalosh kohën?

by E Ll

Për shumë njerëz, një nga argëtimet e preferuara është ankimi. Ankohen kur nuk kanë kohë dhe nuk bëjnë dot asgjë, ankohen kur kanë kohë dhe nuk kanë çfarë të bëjnë. Ky postim i dedikohet personave që kanë kohë por nuk kanë çfarë të bëjnë, sigurisht përveç të parit 8 episode rrjesht nga seriali i preferuar ose të vërdallisen 2 orë në Tiktok. Këtu janë disa aktivitete që jo vetëm të ndihmojnë të kalosh kohën por edhe mund të të frymëzojnë.

Pikturo

Nxirr Picasson e brendshëm, merr një fletë ose kanavacë, kap lapsa me ngjyra ose furça boje dhe le të bëhemi artistikë. Jo vërtet domethënë, piktura mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të përkulur muskujt krijues dhe për të bërë diçka që nuk përfshin kalim kohe para ekranit.

Pastro me themel tualetin

Atëherë, askush nuk tha se të kalosh kohën do jetë super qejf. Pastrimi i thellë i tualetit mund të jetë një detyrë që është e vështirë të arrihet gjatë fillimeve të vrullshme të një jave të ngarkuar. Pra, nëse ke ndonjëherë një ose dy orë shtesë, mund të jetë koha e përsosur për të veshur dorezat dhe për të filluar pastrimin. Pasi ta përfundosh, do ndihesh aq mirë që e hoqe qafe si punë.

Shkruaj

Të shkruash është një nga mënyrat më të lehta për të mbushur boshllëkun që vjen me kohën e lirë. Kjo gjë mund të të ndihmojë të hedhësh diku mendimet, të harmonizohesh me emocionet, dhe pse jo të vendosësh synime për të ardhmen.

Organizo dollapin

Nuk e di kush duhet ta dëgjojë këtë, por është koha për të pastruar dollapin! Përsëri. E di, ndihet sikur sapo e bëre dje. Që kur e pastruar për herë të fundit, stili besoj të ka ndryshuar, ke marrë disa rroba të tjera dhe për çudi nuk i ke prekur ato kombinimet për të cilat je betuar se do t’i veshësh këtë verë. Riorganizo rrobat, vë mënjanë ato që nuk të nevojiten, ose shiti ose dhuroji.

Fillo një libër të ri

Lista gjithnjë e në rritje për të lexuar po të thërret nga larg. Nëse ndihesh e/i frymëzuar dhe kërkon të përmirësosh veten në një aspekt të caktuar, jepi vetes mundësinë të lexosh.  Dhe nëse thjesht po kërkon për një gëzim të thjeshtë por të fuqishëm, kjo ndjenjë krijohet kur humb në një roman të mrekullueshëm kështu që thjesht hap një prej tyre.

Dil për një shëtitje dhe dëgjo një podcast

Të dalësh jashtë, të marrësh pak ajër të pastër, të bësh disa hapa dhe të dëgjosh listën tënde muzikore të preferuar, podcastin ose librin audio, është një recetë për një kohë të kaluar mirë. Nëse e bën këtë je duke lëvizur dhe mbi të gjitha nuk je bërë një me shtratin dhe telefonin. Kjo është arritje.

Telefono një mikeshë/mik

Në ngutjen dhe nxitimin e jetës së përditshme, mund të jetë e vështirë të vazhdosh të dish rreth jetëve të familjes apo miqve. Nëse gjen pak kohë për të rikontaktuar me dikë që ke shumë pa e takuar, mund të të ndihmojë të ndihesh e/i lidhur me të tjerët. Merre në kamer, telefonoji ose thjesht dërgoji një mesazh personit që të bën mirë.

Organizo/ruaj fotot

Nëse do të bësh një udhëtim nëpër korsinë e kujtesës dhe të futesh thellë në arkiva për të parë fotot, të këshilloj t`i organizosh nëpër albume dhe ti ruash, që kur të të teket të bësh një udhëtim tjetër ta bësh më në siguri. Por kjo këshillë nuk limitohet vetëm tek fotot. Mund të organizosh telefonin sepse dihet botërisht sa gjëra të panevojshme mund të kesh aty.

Planifiko pushimet e ardhshme

Pavarësisht nëse ke disa ditë pushimi që po vijnë ose thjesht dëshiron të ëndërrosh për pushimet që ke dashur gjithmonë të  përjetosh, planifikimi i tyre është një mënyrë argëtuese dhe produktive për të kaluar kohën. Hulumto se ku do të shkosh, ku do të qëndrosh, cilat pika dëshiron të shohësh, në cilat vendet dëshiron të hash etj etjjjj.

Qielli është limiti.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!