Home Këshilla Ja si duhet të bësh grim për sezonin e vjeshtës.

Ja si duhet të bësh grim për sezonin e vjeshtës.

by E Ll

Po kalojmë nëpër ditët e fundit të verës dhe po i afrohemi vjeshtës së freskët. Dhe pse është bërë gjithnjë e më e qartë se megjithëse po shijojmë verën ekziston një dëshirë për ndryshim – sidomos kur bëhet fjalë për ndryshim në dukje.

Nga buzët me ngjyra të guximshme deri tek hija elegante sipër syve … identifikuam 10 modelet e grimit vjeshtë/dimër me më shumë potencial.

1. Grim pa grim

Pavarësisht lirshmërishë, e cila inkurajohet në make-up, grimi natyral po fiton vëmendje çdo ditë e më shumë. Çelsi për të fituar këtë look është tek produktet e lëngshme dhe kremoze. Ato kanë tendencën të shkrihen në lëkurë pa e mbingarkuar atë. Kjo mënyrë thekson tiparet. Shumë njerëz mund të të pyesin nëse ke vendosur grim ose jo.

2. Buzë me shkëlqim

Periudha e maskave të fytyrës ka devijuar fokusin nga buzët tek sytë. Komuniteti i modës prej disa kohësh i mban shpresat tek shkëlqyesit. Nga shkëlqimi gati-gati transparent, tek nuancat e frymëzuara nga trëndafili, kafja etj … shkëlqyesi është një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar në moment dukjen.

3. Bombë e skuqur

Ky vit ka parë përdorime shumë kreative të blush-it, ndoshta më shumë sesa çdo produkt tjetër kozmetike. Kemi parë pluhurin e blush-it të aplikohet mbi hundë për të dhënë një pamje sikur është puthur nga dielli. Blushin e kemi parë gjithashtu të aplikohet sipër hundës, duke e shtrirë drejt tempujve, madje edhe duke e hedhur sipër në buzëkuq. Mundësitë janë të pafundme.

4. Pluhur zanash

Nëse nuk e ke gjetur mundësinë të bësh pak pushim këtë verë, highlighter-i ndihmon të imitojë pamjen e lëkurës të duket sikur ka marrë shkëlqim nga pushimet. Krijimi i kësaj pamje të ndezur është po aq i lehtë sa aplikimi i highlighter-it, i cili është ai që bën diferencën në këtë rast.

5. Rozë, kudo!

Megjithëse tonet rozë priren të gjejnë vend në çdo stinë, ato do të jenë veçanërisht prezente këtë vjeshtë. Imagjino, ngjyrat e ngjashme me manaferrat, luleshtrydhet do të jenë mbi sy, buzë dhe faqe për një fytyrë më të gjallë.

6. Grimi dhe maska

Për mirë apo për keq, maskat dhe mbulesat e fytyrës mbeten një aksesor i papritur. Sigurisht që mbajtja e tyre është një domosdoshmëri, por kjo nuk do të thotë që nuk do shohim gotën plot edhe kur bëjmë detyrën tonë qytetare për të mbrojtur njëri -tjetrin. Një shembull vjen nga Ariana Grande, e cila ka përputhur ngjyrën e hijes së syve me maskën.

7. Qukat

Pavarësisht nëse qukat janë një tipar i natyrshëm për ty, ka disa kohë që janë shfaqur si një element i bukur për të krijuar një pamje tërheqëse dhe më rinore. Nëse je bekuar me quka natyrale, lëri të shkëlqejnë! Dhe nëse jo, falsifikojeni derisa ta duken natyrale.

8. Sy të theksuar

Ngjyrat e ndritshme mund të ndihen më të përshtatshme për verën, por në të vërtetë, nuancat e pasura dhe të ngopura janë perfekte edhe për vjeshtën. Hijet e ultra-pigmentuara të syve, të zbutura përgjatë kapakëve janë “tronditja” që të gjithë kemi nevojë për të ngritur pamjen ndërkohë që  temperaturat bien.

9. Buzë të kuqe të guximshme

Vjeshta është zyrtarisht sezoni i guximshëm i buzëve të kuqe. Të gjithë e dimë këtë. Veçanërisht e kuqja me tonalitet gri ose blu e kap mjegullirën e vjeshtës dhe i jep nuancë shumë të mirë.  Por me kalimin e viteve, rregullat e buzëkuqit të kuq bëhen më të lirshme. Ai shihet kudo dhe kurdo, jo vetëm në raste.

10. Sy disco

Grimi i ylbertë i syve është një tjetër trend i cili do marrë të tatëpjetën këtë sezon. Duke qenë se po rritet tendenca për të theksuar sytë, duket pothuajse e përshtatshme që ata që kanë më shumë stil guxojnë me këtë look. Bëjnë shtresimin e hijeve të syve për të krijuar pamjet perfekte retro-glam dhe për t`u dukur ndryshe.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!