Home Mirëqenia Ja disa ide për thonj, por me një kleçkë.

Ja disa ide për thonj, por me një kleçkë.

by E Ll

Vera pothuajse ka mbaruar. Para se ta dimë, do të takohemi me mot të ftohtë dhe do të veshim pallto dhe shalle. Vërtetë jemi në fundin e sezonit më të ngrohtë të vitit, por sërish qëndron mundësia të argëtohesh dhe të eksperimentosh me ndonjë art thonjsh.

Ne ngushtuam kërkimin në mënyrë që të gjenim ide; dhe kemi gjetur jo ide të zakonshme por nga ato që përshtaten me shenjën e horoskopit. Le të fillojmë …

Dashi

Ky kombinim me të kuq dhe të bardhë i thonjve me kuadrate e bën dashin nostalgjik për ditët e e dikurshme dhe të frymëzon të kujtosh pushimet dhe kohët kur ja kaloje bukur.

Demi

Kushdo që njeh një Dem e di se ata janë romantikë në zemër. Kështu që pse mos t`i lyejnë thonjtë me një ndjenjë që tingëllon si e vërtetë: dashuria. Jo vetëm që do të motivojë Demin për të ringjallur një marrëdhënie ekzistuese, por ndoshta gjithashtu do t’i prezantojë me dikë të ri.

Binjakët

Limoni është fruti që është i përafruar kozmikisht me Binjakët. E njëjta gjë vlen dhe për ngjyrën e verdhë.  Konsidero t`i zbukurosh thonjtë me këtë dizajn të lezetshëm dhe të vësh sipër shenjën tënde të horoskopit.

Gaforrja

Sezoni i gaforres është fillimi i verës, kjo është arsyeja pse ndoshta kjo shenjë do të zgjedhë një bazë të bukur dhe të thjeshtë me lule neoni shumëngjyrëshe për t`u përgatitur për vjeshtën.

Luani

Luanët duan të veshin ngjyra të ndritshme në “kthetrat” e tyre. Në fund të fundit, jo më kot njihen si një nga shenjat më dramatike dhe më të guximshme të horoskopit. Ky dizajn do t’u japë vëmendjen dhe dashurinë që dëshirojnë sa herë që dalin nga shtëpia.

Virgjëresha

Edhe pse shenja e Virgjëreshës sundohet nga Mërkuri energjik, një Virgjëreshë do të dojë të mbajë një pamje të stilit të lartë. Një dizajn i thjeshtë me lule dhe me pak pikim është ideal që shenja tokësore dhe praktike të ketë mbi thonj.

Peshorja

Peshoret pëlqejnë ta marrin jetën shtruar. Epo, nuk ka asgjë më të ëmbël se një manikyr francez që ka luleshtrydhe mbi të. Kjo do të shuajë etjen për t`iu rikthyer verës ku qetësoheshe dhe pushoje në plazh ndërsa haje akullore.

Akrepi

Po, akrepëve u pëlqen ana e errët e jetës. Sidoqoftë, ata gjithashtu ruajnë një atmosferë argëtuese që e shfaqin gjatë muajve më të lehtë të vitit – veçanërisht gjatë muajve të verës. Thonjtë neon me një kthesë artistike do ta bëjnë akrepin të ndihet i parë dhe i dëgjuar.

Shigjetari

Shigjetari dihet se përqafon hapur të gjitha aspektet e jetës, kjo është arsyeja pse nëse je shigjetar do të pëlqesh këtë pamje elegante që përfshin moods të ndryshme në një. Shenjat e vogla mbi thonj mund t`i ndryshosh ashtu siç ndryshon cilësitë e brendshme.

Bricjapi

Bricjapët e pëlqejnë artin e thonjve me kthesa moderne. Ky dizajn i ka të dyja, edhe thjeshtësinë edhe rënien në sy. Gjithashtu, ngjyrat e harlisura do t’i bëjnë thonjtë të duken bukur.

Ujori

Ujori është novatori qiellor i horoskopit. Ngjyrat ombré do të joshin dhe frymëzojnë shenjën unike dhe me shpirt të lirë për të bërë hapa të mëdhenj rreth besimit dhe rreziqeve gjatë gjithë kohës.

Peshqit

Peshqit janë një shenjë super romantike. Kjo bazë e bukur blu me spërkatje ngjyrash ose ari do të rrisë intuitën dhe ndjenjat e shenjës së ujit kur është fjala për jetën romantike. Madje mund t’i frymëzojë ata të dalin në një takim me dikë të ri ose me një person tjetër. Mbaji opsionet hapur peshk!

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!