Home News Italia nuk njeh qeverinë talebane në Afganistan …

Italia nuk njeh qeverinë talebane në Afganistan …

by E Ll

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka thënë se qeveria talebane në Afganistan nuk mund të njihet, por tha se afganët duhet të fillojnë të marrin mbështetjen financiare që ishte ngrirë pasi grupi i armatosur mori pushtetin muajin e kaluar.

Ai u bëri thirrje qeverive të huaja të parandalojnë një kolaps financiar në Afganistan që do të rezultojë në një fluks masiv emigrantësh.

“Njohja e qeverisë talebane është e pamundur pasi ka 17 terroristë në mesin e ministrave dhe të drejtat njerëzore të grave dhe vajzave shkelen vazhdimisht”,

tha Di Maio për televizionin shtetëror Rai 3 të Dielën.

Është e qartë, ne duhet ta parandalojmë Afganistanin nga dështimi dhe nga një rrjedhë e pakontrolluar migracioni që mund të destabilizojë vendet fqinje,” tha Di Maio, i cili kryesoi një takim të ministrave të jashtëm të G20 në Nju Jork javën e kaluar, tha.

“Ka mënyra për të garantuar mbështetje financiare pa u dhënë para talebanëve. Ne jemi pajtuar gjithashtu që një pjesë e ndihmës humanitare duhet të shkojë gjithmonë për mbrojtjen e grave dhe vajzave. “

Italia mban presidencën vjetore, të rradhës të G20 dhe po përgatiet të presë një samit special mbi Afganistanin.

Vendet e G20, së bashku me fqinjët e Afganistanit, janë të përkushtuara për të luftuar kundër terrorizmit dhe për të punuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shtoi Di Maio.

Të Premten, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara tha se ka lëshuar dy licenca të përgjithshme, njëra që i lejon qeverisë amerikane, OJQ -ve dhe organizatave të caktuara ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, të angazhohen në transaksione me Talibanët ose Rrjetin Haqqani – të dy nën sanksione – që janë të nevojshme për të ofruar ndihmë humanitare.

Talibanët morën kontrollin e vendit muajin e kaluar pasi forcat e huaja aleate me SHBA u tërhoqën nga Afganistani pas një lufte 20-vjeçare. Ngjarjet arritën kulmin me kapjen e kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht, dy dekada pasi talebanët u dëbuan nga pushteti nga një fushatë e udhëhequr nga SHBA, pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

OKB tha se në fillim të vitit më shumë se 18 milionë njerëz – rreth gjysma e popullsisë së Afganistanit – kërkojnë ndihmë në mes të thatësirës së dytë të vendit në katër vjet.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha javën e kaluar se Afganistani është “në prag të një katastrofe humanitare dramatike” dhe ka vendosur të angazhohet me talebanët në mënyrë që të ndihmojë njerëzit e vendit.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!