Home News Itali : Të paktën tre të vdekur, 6 të zhdukur pas shembjes së një ndërtese

Itali : Të paktën tre të vdekur, 6 të zhdukur pas shembjes së një ndërtese

by E Ll

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe të paktën gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi disa ndërtesa në qytetin jugor italian të Ravanusa u shembën herët në mëngjes të së dielës, sipas Departamentit të Mbrojtjes Civile në Siçili.

Dy persona janë shpëtuar, thanë autoritetet.

Kryetari i bashkisë së Ravanusa, Carmelo D’Angelo tha në një intervistë për televizionin RAI të dielën se asnjë fëmijë nuk ka në mesin e të zhdukurve.

Një ekip shpëtimi kërkon për banorët e zhdukur pasi një ndërtesë katërkatëshe u shemb pas një shpërthimi gazi.

Autoritetet italiane thanë se ndërtesa u shemb pas një shpërthimi të shkaktuar nga një rrjedhje e madhe gazi, e cila shkatërroi tre shtëpi dhe dëmtoi një tjetër, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

“Gazi është grumbulluar ose nën tokë ose në një mjedis të mbyllur. Aktivizimi i ashensorit gjithashtu mund të ketë shkaktuar shpërthimin,” tha komandanti i brigadës së zjarrfikësve Agrigento, Giuseppe Merendino, cituar nga ANSA.

“Në ditët në vijim do të kryejmë hetime më të detajuara”, tha ai, duke shtuar se “është e sigurt se një shpërthim i tillë është një ngjarje e jashtëzakonshme”.Shkaqet e mundshme të këputjes së tubit mund të jenë moti i keq, zhvendosja e tokës ose ashensori, raportoi ANSA.

Një pamje e përgjithshme e skenës ku ndërtesa u shemb.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!