Home News Ikonike. Hakerët vjedhin 97 milionë dollarë.

Ikonike. Hakerët vjedhin 97 milionë dollarë.

by E Ll

Liquid, kompania japoneze e shkëmbimit të kriptomonedhave që të premten po përpiqet të rimarrë veten nga vlera e vjedhur prej gati 100 milionë dollarësh. Kompania me bazë në Tokio në një deklaratë të enjten u shpreh se “kishte zbuluar hyrje të paautorizuar të disa prej kripto kuletave të menaxhuara në Liquid”.

Analiza e Elliptic, e cila është një firmë me qendër në Londër që ndihmon në gjurmimin e kriptovalutave zbuloi se “pak më shumë se 97 milionë dollarë kriptoasete janë marrë nga llogaritë e identifikuara të Liquit. Dhe tani i përkasin hajdutit”.

Elliptic gjithashtu shtoi: “Hetuesit tanë po ndihmojnë Liquid dhe në gjurmimin e fondeve të vjedhura.”

Liquid tha se kishte pezulluar tërheqjet e kriptomonedhës ndërkohë që po vlerëson ndikimin e sulmit. Gjithsesi tregtia po vazhdon.

Kjo vjedhje vjen pak kohë më pas kur një haker vodhi asete me vlerë 600 milionë dollarë nga kompania tregtare e rrjetit kriptomonetik Poly Network. E veçanta e kësaj vjedhjeje ishte se paratë u kthyen. Personi/grupi pretendoi se e kishte kryer vjedhjen për të nxjerrë në pah një të metë në sistemin e sigurisë.

Kriptomonedhat janë rritur në popullaritet dhe kanë qenë shumë aktive vitet e fundit, pavarësisht paqëndrueshmërisë dhe shqetësimeve të tyre mbi ndikimin në mjedis sepse tregtimi i tyre kërkon sasi të mëdha të energjisë elektrike.

Bitcoin, Ethereum dhe monedha të tjera dixhitale përdorin një teknologji të quajtur blockchain, e cila siguron që çdo transaksion të regjistrohet.

Hajdutët që përpiqen të vjedhin kriptovaluta zakonisht i transferojnë fondet përmes shumë llogarive të ndryshme me shpejtësi marramendëse – ndonjëherë qindra mijëra transaksione – në përpjekje për të mbuluar gjurmët e tyre.

Sidoqoftë, lojtarët e industrisë së kriptomonedhave kanë përparuar në identifikimin dhe bllokimin e monedhave të vjedhura. Liquid tha se 16.3 milion dollarë Ethereum të vjedhur tashmë ishin ngrirë falë “ndihmës së komunitetit të kriptove dhe shkëmbimeve të tjera”.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!