Home Flokët Si të luftoni rënien e flokëve me hithër?

Si të luftoni rënien e flokëve me hithër?

by Xh D

Në këtë artikull do të gjeni se përse hithra është bima perfekte për të nxitur rritjen e flokëve, për të parandaluar rënien e tyre, çfarë vetish përmban dhe cili është produkti i duhur që sugjerohet!

Hithra është e aprovuar nga dermatologët që parandalon rënien e flokëve dhe i dhuron flokëve shkëlqim. E pasur me antioksidantë si vitamina A, C dhe polifenole. Të gjitha këto përbërje ndihmojnë në neutralizimin e radikalëve të lirë.

Një tjetër veti e hithrës është aftësia e saj për të zgjeruar dhe forcuar enët e gjakut – që do të thotë që gjëndrat e flokëve do të marrin më shumë lëndë ushqyese dhe oksigjen. Si rezultat, flokët tuaj do të bëhen më të fortë dhe më të shëndetshëm.

Cilat janë përfitimet e hithrës për flokët?

Kur përdoret në mënyrën e duhur, hithra mund të jetë një ushqyes i shkëlqyeshëm, veçanërisht për flokët dhe lëkurën.

  • Veti anti-inflamatore: Hithra ndihmon në trajtimin e lëkurës dhe ekzemën që shkaktohet në kokë.
  • Kontrollon humbjen e flokëve: E mban skalpin e pastër, ekstraktet e hithrës parandalojnë rënien e flokëve.
  • Efektet antimikrobike: Ju mund ta përdorni këtë ekstrakt bimor për të menaxhuar infeksionet e kokës shpesh të shkaktuara nga mikrobe të ndryshme.
  • Menaxhon zbokthin: Masazhimi i skalpit të kokës me produkte organike që përmbajnë hithër kontrollon zbokthin e flokëve.

Gjethet e hithrës janë të mbushura me lëndë ushqyese të tilla si:

  • Vitaminat: Vitamina A, C, K, E dhe disa vitamina B
  • Minerale: Kalcium, magnez, hekur, kalium dhe silicë.
  • Proteina: Të gjitha aminoacidet thelbësore
  • Yndyrnat: Acid linolenik (omega-3)    

  Përdorimi sistematik i produkteve organike me hithër ndihmon në:

  • Forcimin e rrënjës dhe rindërtimin e strukturës së flokëve ekzistues.
  • Nxit rritjen e flokëve dhe ndalon humbjen e tyre.
  • I dhuron flokëve shkëlqim dhe volum.
  • Rrit qarkullimin e gjakut, kështu që rrënjët e flokëve tuaj marrin më shumë furnizim me lëndë ushqyese dhe oksigjen.
  • Përmban antioksidantë që ndihmojnë për të larguar përbërësit e dëmshëm që ndodhen në flokë.

Gjithashtu hithra ka dhe veti të tjera se si mund t’i shërbejë flokëve tuaj:

  • Freskon lëkurën e kokës dhe balancon yndyrën e flokëve.
  • Ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale të cilat zvogëlojnë kruajtjen dhe acarimin dhe mbajnë lëkurën e kokës të shëndetshme.
  • Hithra është e pasur me lëndë ushqyese me acide yndyrore thelbësore dhe minerale ushqen gjëndrat e flokëve për të nxitur rritjen e shëndetshme të flokëve.

Cili është produkti që ne ju sugjerojmë për rritjen e flokëve që përmban hithër dhe është tërësisht organik – 100% efektiv?

SOLIDUM nga SKIN NOVIS produkt efikas i cili ju ofron rezultate unike falë formulës revolucionare me: Hithër, Bimën e bishtit të kalit dhe Mente. Bima e bishtit të kalit (Ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe stimulon rritjen e flokëve. Forcon flokët, ndihmon në trashësinë e flokut nëse flokët tuaj janë tepër të hollë dhe kanë tendencë të këputen. Përmirëson skalpin dhe folikulat e flokëve, duke i dhuruar kujdesin që i nevojitet). Mentia (ndalon rënien e flokëve, nxit rritjen e flokëve dhe ndihmon në kujdesin e skalpit).

Përbërësit e SOLIDUM janë të pasur me vitamina, forcojnë flokun dhe përdoren për të luftuar rënien e flokëve, dhe rritjen e tyre. Përbërës të cilët na ofrojnë aromë të freskët, butësi në lëkurë dhe në skalp. Produkti më efikas, vetëm një klikim larg jush.

TRANSPORT NË SHQIPËRI, KOSOVË DHE MAQEDONINË E VERIUT!

(Tiranë: Falas, Rrethe: 2.50€ Kosovë 6€, Maqedoni 8€)

ARTIKUJ TË TJERË QË MUND T’JU INTERESOJNË:

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!