Home Këshilla Gjetëm trukun kryesor për të trajtuar milian!!!

Gjetëm trukun kryesor për të trajtuar milian!!!

by E Ll

Ti je duke jetuar jetën, je duke analizuar çdo cep të fytyrës përballë pasqyrës së tualetit. Krejt papritur vë re poshtë syve disa pika të ngritura të bardha. Dhe nuk janë as pika që mund t`i shtrydhësh si puçrra. Pikat dhjamore quhen milia dhe dihet botërisht që janë më kokëfortë se ishi yt. Nuk largohen lehtë, çfarëdo që të bësh.

Në këtë postim do të lexosh se si luftohet milia, dhe disa këshilla/truke që do të të ndihmojnë të ndahesh nga kjo marrëdhënie.

Çfarë është milia?

Një cist miliumi është një “gungë” e vogël, zakonisht e bardhë që mund të shfaqet poshtë syve, në hundë dhe faqe. Këto ciste shpesh gjenden në grupe dhe kur janë kështu të shumëfishta quhen milia. Milia shfaqet kur keratina bllokohet nën sipërfaqen e lëkurës. Keratina është një proteinë e fortë që zakonisht gjendet në indet e lëkurës, flokë dhe qelizat përbërse të thonjve. Milia mund të shfaqet tek njerëzit e të gjitha etnive ose moshave. Sidoqoftë, më të zakonshmet janë rastet tek të porsalindurit.

Llojet e ndryshme të milias:

Llojet e milias klasifikohen bazuar në moshën e lëkurës në të cilën ndodhen cistet ose në shkakun e zhvillimit të tyre. Kemi dy lloje kryesore të milias:

Miliet primare – formohen drejtpërdrejt nga keratina e bllokuar. Këto ciste zakonisht gjenden në fytyrat e foshnjave ose të rriturve.

Milia sekondare – duken të ngjashme me primaret, por ato zhvillohen kur diçka (një material i huaj për lëkurën) bllokon kanalet afër sipërfaqes së saj. Kjo ndodh pas një dëmtimi, djegieje ose flluske.

Milia neonatale

Milia neonatale konsiderohet si milia primare. Zhvillohet tek të sapolindurit dhe pastrohet brenda pak javësh. Cistet shihen në mënyrë tipike në fytyrë, skalp dhe në pjesën e sipërme të bustit të bebit. Sipas Spitalit të Fëmijëve të Seattle, milia paraqitet tek 40% e foshnjave të porsalindura.

Milia neonatale tek fëmijët ose tek të rriturit mund të gjendet rreth qepallave, ballit dhe në organet gjenitale. Në disa raste mund të zhduket për disa javë ose mund të zgjasë disa muaj.

Milia “ e sheshtë:

Kjo gjendje zakonisht shoqërohet me çrregullime gjenetike ose autoimune të lëkurës, të tilla si lupusi diskoid ose lichen planus. Mund të prekë qepallat, veshët, faqet ose nofullën. Cistet mund të jenë me diametër disa centimetra. Është parë kryesisht tek femrat e moshës së mesme, por mund të ndodhë tek të rriturit ose fëmijët e çdo moshe dhe të secilit seks.

Milia shpërthyese

Ky lloj i milies vjen me zona kruarëse që mund të shfaqen në fytyrë, në krahët e sipërm të krahut dhe në bust. Cistet shpesh shfaqen në një hark kohor, duke filluar nga disa javë deri në disa muaj.

Milia traumatike

Këto ciste dalin aty ku ka ndodhur dëmtimi i lëkurës. Shembujt përfshijnë djegie dhe skuqje të forta. Cistet mund të irritohen, duke u shndërruar të kuqe përgjatë skajeve dhe të bardha në qendër.

Milia që lidhet me disa produkte

Për shembull; përdorimi i kremrave steroide mund të çojë në milia në pjesën e lëkurës ku aplikohet kremi. Sidoqoftë, ky efekt anësor është i rrallë.

Disa përbërës në produktet e kujdesit të lëkurës dhe përbërjes mund të shkaktojnë milia tek disa njerëz. Nëse keni lëkurë të prirur për milia, shmangni vajrat mineralë dhe lanoninën.

Si mund të largosh milian?

Supozohet të marrësh azot të lëngët që ngrin milinë, por gjithashtu thjesht të kesh kontakt me ujë të ftohtë e bën punën. Nga ana tjetër, po të paralajmërojmë se një dush i nxehtë e bën milian më keq. Kështu që ftohu pak për hir të problemit milia, futu në një dush të ftohtë.

Gjilpërat. Të shposh miliat me gjilpërë nuk është aq e rehatshme dhe në fakt për disa njerëz do të ishte zgjidhja e fundit. Nëse do të zgjedhësh këtë mënyrë duhet të këshillohesh me një profesionist. Mos e provo vetë.

Lazeri. Rekomandohet nga shumë estetiste. Mund të drejtojnë disa rreze lazeri rreth milias dhe kjo ndihmon në tkurrjen e tyre. Me sa duket është zakonisht shumë efektive.

Peeling kimik. Shumë njerëz kur bëjnë peeling ndihmojnë dhe në heqjen e milias.

Gjithsesi, mendoj se truku kryesor për të trajtuar milian është një larës i mirë. Më i miri që më vjen në mendje është LAVA SOAP nga SKIN NOVIS. Përse? Sepse është një sapun 100% organik i cili jo vetëm pastron në thellësi (duke ruajtur vajrat natyralë dhe duke e mbajtur të butë lëkurën) por ndihmon shumë me reduktimin e milas.

Ka njerëz të tjerë që rekomandojnë heqjen e milias në mënyrë kirurgjikale, por jo faleminderit.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!