Home Kuriozitet Franca ndryshon ngjyrën e flamurit. Përse ?

Franca ndryshon ngjyrën e flamurit. Përse ?

by E Ll

Ky është një ndryshim kaq delikat sa kaloi pa u vënë re për gati tre vjet. Por Presidenti Emmanuel Macron urdhëroi një ndryshim në ngjyrën e flamurit francez për të gjetur jehonë të heroizmit në të kaluarën e Francës.

Vëzhguesit me sy të mprehtë mund të shohin se trengjyrëshi francez kuqe-bardhe-blu që fluturon mbi Pallatin Elysee dhe i vendosur gjithashtu pas Macron në konferencat e shtypit dhe fjalimet tani ka një blu më të errët marine sesa bluja e mëparshme e ndezur.

Ngjyra blu e kaltër shënon një rikthim në traditë — kishte qenë presidenti i atëhershëm Valery Giscard d’Estaing ai që ndërroi blunë e ndezur më 1976 në mënyrë që të përputhej me ngjyrën e flamurit evropian, i cili shfaq yje të verdhë në një sfond blu.

Ndryshimi ishte bërë në flamujt e vendosur pas Macron në fjalimet nga viti 2018 dhe më pas në ata që fluturonin nga Elysee dhe ndërtesa të tjera presidenciale nga viti 2020, tha një zyrtar presidencial, i cili kërkoi të mos përmendet emri, i tha AFP të hënën.

Zyrtari tha se ngjyra blu detare “ngjall kujtimin” e heronjve që luftuan në Revolucionin Francez, llogoret e Luftës së Parë Botërore dhe në Rezistencën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndryshimi më në fund është vënë re pasi u zbulua në një libër “Elysee Confidential” botuar këtë vjeshtë nga gazetarët Eliot Blondet dhe Paul Larrouturou.

Ata raportuan se nisma erdhi nga kreu i operacioneve në Elysee Arnaud Jolens, të cilin gazetarët e intervistuan për librin e tyre. Ndryshimi kushtoi simbolikisht 5000 euro.

“Giscard e ndryshoi këtë blu për arsye estetike gjatë integrimit me Evropën, por flamuri që të gjithë presidentët morën me vete që atëherë nuk ishte flamuri i vërtetë francez,” citohet të ketë thënë Jolens.

Zyrtari i Elysee theksoi gjithashtu se flamuri në Arc de Triomphe në Paris kishte pasur gjithmonë ngjyrën blu.

Franca e ndryshon ngjyrën e flamurit në blu të errët për të pasqyruar një të kaluar heroike

Ngjyra blu e flamurit të Francës shënon një rikthim në traditë.

Franca më 1 janar merr presidencën e rradhës të BE nën Macron, një pro-evropian, ndërsa ai përballet me betejën e rizgjedhjes në prill.

Related Articles

Leave a Comment

error: Content is protected !!